Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlerësim i ulët i OJQ-ve për kujdesin e shtetit ndaj fëmijëve

Problemi më serioz është varfëria e fëmijëve në Bullgari, e cila është më e larta në Evropë.
Foto: BGNES
Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, i cili bashkon 113 organizata joqeveritare nga mbarë vendi, e vlerësoi Bullgarinë me notën 2.90 për kujdesin e saj për fëmijët e vendit. Rrjeti e paraqiti raportin e vet të pavarur për të dytin vit radhazi. Raporti u përgatit mbi bazën e një analize për zbatimin e 40 angazhimeve shtetërore gjatë 2012-ës, të lidhura me politikat për fëmijët në pesë krahina. Këto janë Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës, mjedisi familjar dhe kujdeset alternative, shëndetësia, arsimi dhe drejtësia për fëmijët. Një prej problemeve më serioze, për të cilat paralajmërojnë organizatat joqeveritare, është varfëria e fëmijëve në Bullgari, e cila është më e larta në Evropë.

Vjara Ivanova
“Për fat të keq gjatë disa viteve të fundit, situata keqësohet edhe më shumë –paralajmëron Vjara Ivanova nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët. – Bullgaria është në krye të klasifikimit të BE-së për nga risku nga varfëria dhe izolimi social i fëmijëve. Më shumë se gjysma prej fëmijëve (51.8 për qind) jetojnë në risk varfërie dhe izolimi social, kurse në BE kjo përqindje është 27. Gjatë disa viteve të fundit rritet në mënyrë progresive përqindja e fëmijëve të varfër te ne. Afro një e treta e vogëlushëve jetojnë në varfëri të madhe. Përveç kësaj varfëria në familjet me tre ose më shumë fëmijë po thellohet gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave të fundit bëhet fjalë për 78 për qind. Bullgaria është në vend të fundit në BE për nga shpenzimet për përkrahje sociale për frymë të popullsisë. Në dallim të BE-së, ku për këtë qëllim janë parashikuar 552 euro, te ne kjo shumë është 96 euro. Prandaj rekomandimet tona për luftim të varfërisë janë lidhur me uljen e tatimeve dhe taksave të prindërve në përputhje me numrin real të pjesëtarëve të familjes. Ka dhe diçka tjetër: aplikimi i shërbimeve të tjera në përkrahje të fëmijëve, përkrahja e nënave të vetme etj.”

Sipas organizatave joqeveritare një prej të dobësive në zbatimin e angazhimeve të lidhura me parimet e përgjithshme në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës është mungesa e një organi të pavarur, i cili të ndjekë respektimin e të drejtave të fëmijëve.

“Ne rekomandojmë që të ketë avokat populli, i cili të përgjigjet vetëm për fëmijët – thotë Vjara Ivanova. – E bëmë këtë rekomandim vitin e kaluar, në lidhje me projektin e shqyrtuar për korrigjime të ligjit për avokatin e popullit, por rekomandimi ynë nuk u miratua. Megjithatë mendojmë se u bë një hap përpara pasi ishte shënuar se një nga funksionet e avokatit të popullit të republikës është mbrojtja e të drejtave të fëmijës. Mirëpo duhet shënuar se avokatë populli, ose komisarë të posaçëm për të drejtat e njeriut ka në 23 prej 27 vendeve në BE.”

Ende nuk është siguruar një përkrahje sociale dhe psikologjike për parandalimin e braktisjes së fëmijëve në maternitetet në Bullgari, konstaton Rrjeti Kombëtar për Fëmijët. Si një ndryshim pozitiv ata konstatojnë punën e shtetit për mbylljen e jetimoreve dhe vendosjen e fëmijëve në një mjedis familjar. Numri i vogëlushëve të vendosur në strehim familjar gjatë vitit 2012 është rritur me 30 për qind. Sfera, në të cilën shteti është vlerësuar me notën më të ulët, është shëndetësia. Shkaku është se ende ka njerëz, të cilët banojnë në rajone të largëta, të cilët mbeten pa akses te ndihma e domosdoshme mjekësore. Megjithëse gjatë vitit 2011 koeficienti i vdekshmërisë së fëmijëve në Bullgari është ulur, ai mbetet dy herë më i lartë (8,5 promila) në krahasim me atë në BE (4,18 promila). Mungon gjithashtu ndihma e specializuar psikiatrike për fëmijët, kurse numri i psikologëve për fëmijët nuk është i mjaftueshëm. Nuk bëhen përpjekje të mjaftueshme për parandalimin e vetëvrasjeve dhe dhunës ndër fëmijët , megjithë statistikën shqetësuese se gjatë vitit 2011 449 fëmijë kanë provuar për t’i vënë fund jetës. Sa për sferën e arsimit, sipas ekspertëve të Rrjetit Kombëtar për Fëmijët, duhet aplikuar standarde për zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe për rritjen e numrit të të rinjve me arsim të mesëm. Ka nevojë gjithashtu për modernizimin e arsimit shkollor. Një sferë tjetër problematike është drejtësia për fëmijët, ku sipas ekspertëve përkrahja e qeverisë është më tepër morale, sesa reale. Rrjeti Kombëtar për Fëmijët ngul këmbë gjithashtu për aplikimin e një regjistri të bërësve të krimeve seksuale kundër fëmijëve dhe të miturve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD

Ekspozita e fotografive “Pafajësia pa kufij” na tregon botën e fëmijëve refugjatë

Në Ditën Botërore të Refugjatëve – 20 qershor, në orën 11:00 në Terminalin 2 të Aeroportit të Sofjes do të hapet zyrtarisht ekspozita fotografike kushtuar fëmijëve refugjatë me titull “Pafajësia pa kufij”. Veprimtaria organizohet nga UNICEF,..

botuar më 24-06-20 5.10.PD
Brukseli, janari 2024

Si do të ndryshojë politika evropiane me përbërjen e re të PE

Pas zbardhjes së rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE), tashmë ka nisur “beteja për pushtet”. Në pamje të parë duket se kontrolli do të mbetet në koalicionin mes Partisë Popullore Evropiane, Socialistëve dhe Demokratëve dhe “Rinovo..

botuar më 24-06-19 2.30.MD