Krijime të reja unike të kulturës bullgare do të përfshihen në listën e UNESKO-s të trashëgimisë kulturore jo materiale. Dosjet e tyre tanimë janë dërguar në organizatën botërore dhe gjatë muajve të afërt do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm, njoftuan nga Ministria e Kulturës.
Ideja e UNESKO-s është të inkurajojë hulumtimin, ruajtjen dhe popullarizimin nëpër botë të traditave të vjetra dhe të praktikave kulturore. Bëhet fjalë për format e ndryshme të kulturës tradicionale: tregimi, folklori muzikor dhe i vallëzimit, mjeshtëritë tradicionale dhe zanatet, ritet, prodhimet tradicionale, mjekësia popullore e të tjera. Deri në këtë moment nga përgjithësisht nëntë objekte kulturore bullgare nën egjidën e UNESKO-s, dy bien pikërisht në listën për trashëgiminë jo materiale kulturore. Këto janë vallet mbi prush dhe të kënduarit polifonik të gjysheve nga fshati Bistrica.
Tani Bullgaria paraqes akoma gjashtë kandidatura të reja. “Përfshirja e tyre në listat e UNESKO-s do ta bëjë trashëgiminë tonë kulturore më të dukshme para botës – tha zëvendësministrja e kulturës prof. Milla Santova. – UNESKO supozon domosdoshmërinë që propozimet, të cilat kandidohen për listën botërore të përfshihen në të ashtuquajturat regjistra kombëtare. Bëhet fjalë për një seleksionim paraprak me pjesëmarrjen e regjioneve të veçanta të vendit. Gjatë muajve të afërt, gjashtë kandidaturat tona do të shqyrtohen. Njoftimi i parë zyrtar se cilat prej tyre kanë shanse të bien në listë do të vijë në fund të vitit 2014.”
Cilat janë kandidaturat e reja të Bullgarisë për UNESKO-n?
Fillojmë me të kënduarit me dy zëra nga qyteti Nedelino. Bëhet fjalë për një të kënduar specifik, të interpretuar nga një dyshe grash, ku zëri i parë drejton, kurse i dyti thjesht e ndjek melodinë. Nganjëherë këndohet në mënyrë antifonike. Atëherë këngëtarja e parë e nis këngën, kurse tjetra i kundërvihet. Kjo e kënduar me dy zëra është pa një përmasë të caktuar dhe interpretohet vetëm në qytetin Nedelino. Dallohet nga mënyra e të kënduarit në pjesën tjetër të malit Rodope, prandaj prej viteve është objekt të një interesi të gjerë shkencor mes etnologëve dhe folkloristëve.
Të kënduarit të lartë në fshatrat Dolen dhe Satovça në Bullgarinë Jugperëndimore ka shanse jo më të pakta të përfshihen në listën prestigjioze të UNESKO-s. Ky stil i vjetër i të kënduarit interpretohet edhe sot e kësaj dite. Mbartëse të traditës janë grupe grash të të kënduarit nga fshatrat e përmendura malore. Këngët e tyre janë me dy zëra. Njëri grup këndon dhe mban melodinë bazë kurse tjetri tërheq me thirrjet tipike të larta. Pikërisht prandaj të kënduarit vendas quhet e “lartë” dhe i magjeps dëgjuesit me forcën e vet primare.
Mes nominimeve është dhe qilimi i Çiprovos. Është karakteristik dhe me dy fytyrat krejtësisht të njëjta dhe punohet dhe sot e kësaj dite vetëm në dorë në qytetin malor Çiprovci. Teknologjitë e punimit të tij datojnë që nga shekulli i XVII. Tipikja për këtë lloj qilimash janë figurat gjeometrike dhe ngjyrat e larmishme, të cilat gërshetohen në mënyrë të papërsëritshme, të cilat zbulojnë ndjenjën e bullgares drejt bukurisë dhe harmonisë me natyrën.
Festivali Ndërkombëtar i Lojërave me Maska “Surva” në qytetin Pernik është mes kandidaturave më të njohura për listën e UNESKO-s. Realizohet në fillim të vitit me pjesëmarrjen e mijëra kukerve nga i gjithë vendi, të cilët me krenari demonstrojnë lojëra karakteristike për krahinën e tyre dhe rite me maska. Tradita i ka rrënjët e veta mbrapa në lashtësi. Supozohet se, në të gërshetohen elemente nga ritet e lashta të beqarëve dhe elemente folklorike bullgare. Në festival marrin pjesë dhe grupe maskarade nga e gjithë bota, kurse popullariteti në rritje dëshmon se, kjo traditë e lashtë është më e gjallë se kurdoherë tjetër.
© Foto: BGNES
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..