Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulja e investimeve të huaja në Bullgari në fillim të vitit

Foto: Архив
Investimet e drejtpërdrejta të huaja gjatë janarit dhe shkurtit janë me përmasë 40.3 mln euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Kjo është me 13 herë më pak në krahasim me të dhënat përfundimtare të periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Shuma e përgjithshme e kapitaleve të huaja te ne për një vit përbën 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që është një ulje e dyfishtë në krahasim me vitin e mëparshëm. Të dhënat janë përfundimtare dhe tregojnë kufizimin e investimeve të huaja në Bullgari. Më shumë investime të drejtpërdrejta vijnë nga Greqia, Luksemburgu, Rusia dhe Austria.

Emigrantët bullgarë kanë dërguar te ne gjatë dy muajve të parë të vitit tri herë më shumë para, sesa janë investimet e drejtpërdrejta të huaja. Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare afro 123 mln euro janë derdhur në vend nën formën e ndihmës për të afërmit. Borisllav Stefanov, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Bullgare të Investimeve, komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë se “këto janë të dhëna paraprake dhe flitet tepër shumë për uljen e investimeve të huaja. Por pas 5-6 muajsh, kur të dhënat aktualizohen, do të shihet se në fakt nuk ka ulje, ose po të ketë, është shumë e vogël.” Gjatë tri viteve të fundit nuk ka ndryshime të mëdha në vëllimin e përgjithshëm të investimeve të drejtpërdrejta të huaja, tregojnë të dhënat e agjencisë.

A ka ndryshim në sektorët, ku ka interes nga ana e investitorëve të huaj në Bullgari, për shembull në sferën e prodhimit dhe teknologjive të larta?

“Atje gjatë disa muajve të fundit vëzhgohen disa tendenca. Për shembull ka interes në sferën e industrisë automobilistike dhe sidomos në prodhimin e pjesëve të ndërrimit, sepse te ne mund të arrihet gjithashtu një cilësi e mirë, me çmime më të ulëta. – saktëson Borisllav Stefanov. – Të njëjtën gjë mund të themi edhe për sferën e outsourcing-ut. Kohët e fundit ka interes nga ana e kompanive të mëdha amerikane, të cilat zhvillojnë veprimtari në Evropën Perëndimore dhe e konsiderojnë Bullgarinë si një vend, ku mund të shërbehen zyrat e tyre sa u përket financave dhe kontabilitetit. Në këta dy sektorë po vëzhgohet lëvizje. Gjatë disa javëve të fundit vëzhgohet interes nga disa firma të reja, të cilat duan të realizojnë projektet e tyre. Shumë kompani, të cilat e eksportuan prodhimin e tyre në Kinë dhe në Azinë Lindore, tashmë kthehen në BE, sepse transporti dhe çmimi i punës janë më të shtrenjta.”

Në cilët sektorë Bullgaria do që të tërheqë investime?

“Nga njëra anë është mirë të tërheqim investime në sferën e teknologjive të larta dhe të produkteve me vlerë të lartë të shtuar – vazhdon shefi i Agjencisë Bullgare të Investimeve. – Duhet të udhëhiqemi nga interesat e vetë firmave dhe me sa ato koincidoijnë me interesat e shtetit. Për mua është me rëndësi të ndihmohen investimet në sferën e prodhimit, sepse atje hapen vende të reja pune jo vetëm për inxhinierët, por edhe për administratën, për punonjësit, domethënë për tërë spektrin e vendeve të punës. Investimet në këtë sektor janë më të qëndrueshme.”

Cilët janë konkurrentët tanë në BE sa i përket tërheqjes së investimeve?

“Bullgaria krahasohet me Rumaninë, Sllovakinë dhe Çekinë, sepse kemi çmime të afërta, pavarësisht nëse bëhet fjalë për tokën, ose për punën – shpjegon Borisllav Stefanov. – Sa i përket përgatitjes së kuadrove Bullgaria mund të krahasohet me Çekinë, Sllovakinë dhe Rumaninë. Mund të themi se na krahasojnë me vendet nga Evropa Qendrore. Por parimisht investitorët udhëhiqen nga zhvillimi i veçantë i çdo një vendi.”

A kemi përparësi para shteteve konkurrente?

“Kjo varet nga çdo një projekt. Nuk mendoj se Bullgaria disponon përparësi, të cilat i përkasin çdo një industrie, ose çdo një investitori – komenton Borisllav Stefanov. – Nganjëherë, nga pikëpamja logjistike, jemi përpara shteteve të tjera, varet ku janë furnizuesit dhe klientët e kompanisë. Në raste të tjera mund të bëhet fjalë për disa specialistë të veçantë, si për shembull për programuesit, ose inxhinierët. Mund të jetë me rëndësi çmimi i tatimeve, tokës etj. Bullgaria ka pozita shumë të mira nga pikëpamja makroekonomike. Për vetë investitorët stabiliteti makroekonomik tregon qëndrueshmëri, por stabiliteti makroekonomik vetvetiu nuk mund të jetë i mjaftueshëm për zgjedhjen e një vendi nga firmat përkatëse. Stabiliteti makroekonomik në kombinim me diçka tjetër mund të jetë i mjaftueshëm për zgjedhjen e Bullgarisë para shteteve të tjera.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kolazh: Jana Mihajllova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD