Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nata e Letërsisë Evropiane në 10 qytete bullgare

Foto: BTA
Adhuruesit e letërsisë bashkëkohore evropiane kanë rast për të festuar. Në mbrëmjen e 15 majit do të lexohen publikisht disa pjesë të veprave të autorëve evropianë. Kjo është një ngjarje ndërkombëtare, ideja e së cilës u përket Qendrave të Kulturës Çeke në botë. Nata e Letërsisë mbahet dhe me ndihmën e institucioneve kulturore të vendeve të BE-së EUNIC. Ngjarja kulturore përbën një takim midis shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve dhe lexuesve. Nata e Letërsisë Bashkëkohore Evropiane do të mbahet në 10 qytete të Bullgarisë. Këto janë Sofja, Plovdiv, Burgas, Varna, Veliko Tërnovo, Gabrovo, Pernik, Pleven, Ruse e Shumen. Ky është viti i dytë me radhë në Bullgari. Leximet bëhen në vende jo të zakonshme të qytetit dhe në çdo gjysmë orë lexon nga një aktor i njohur ose figurë publike.

Në mbrëmjen letrare të 15 majit përfshihet një sërë kryeqytetesh evropiane dhe shumë qytete ndërkombëtare. Mysafirët bullgarë në mbrëmje do të shijojnë vepra të autorëve nga Austria, Britania e Madhe, Polonia, Hungaria, Franca, Kroacia dhe Çekia. Partnerët e Bullgarisë në këtë aktivitet janë Përfaqësia e KE-së në vend, Ambasada e Austrisë dhe disa institucione kulturore të BE-së, të cilat veprojnë këtej. Po ashtu Shoqata “Sofje: Poetike” do të përfshihet në program me vepra të disa shkrimtarëve të rinj bullgarë.

“Projekti “Nata e Letërsisë” bazohet në idenë se letërsia përbën një rrugë të mirëkuptimit reciprok dhe të shkëmbimit kulturor në tejkalimin e pengesave të komunikimit – tregon znj. Margarita Rumenova nga Qendra e Kulturës Çeke. – Në Sofje ka 12 vende ku bëhet leximi. Institucionet kulturore duhej të zgjidhnin të paktën një vend i cili të mos jetë në godinën e tyre. Ideja është që vendet e leximit të jenë interesante dhe tërheqëse ku nuk të shkon mendje se mund të lexohet. P.sh., një vend i tillë është Posta Qendrore. Veprat e përzgjedhura për t’u lexuar duhen të jenë të përkthyera bullgarisht. Më vjen mirë se sivjet në nismë u përfshinë dhe qytete të tjera të Bullgarisë, jo vetëm kryeqyteti. Në shumë vendbanime bashkitë e përkrahin mbrëmjen e letërsisë. Disa qytete kandidojnë për kryeqytet evropian të 2019-ës dhe ngjarja e sivjetshme është pjesë e përgatitjes së tyre.”

Për adhuruesit e letërsisë do të organizohet një tombolë, sqaroi Katerina Hortova, drejtoreshe e Institutit të Kulturës Çeke. Sipas fjalëve të saj çdokush mund të pajiset me broshurë dhe të marrë vulë e cila vërteton pjesëmarrjen e tij në leximet letrare. Ai i cili ka mbledhur së paku pesë vula mund të luajë tombolën në Institutin e Kulturës Çeke në kryeqytet.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD