Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje u zhvillua një forum ballkanik për arsimin profesional

Foto: hwk-koblenz.de
A ka rrezik që në epokën e teknologjive të larta dhe internetit të mbetemi pa hidraulikë, elektroteknikë, ndërtues, minatorë, floktarë, ose automekanikë, pa bukëtoret, ose ëmbëltoret e vogla, të cilat na rikujtojnë disi me nostalgji se jeta jashtë zyrës ka shije dhe aromë.

Po, ka risk dhe ai u përket kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Zakonisht ato zhvillojnë veprimtari ekonomikisht të rëndësishme, por prodhimi i tyre është i kufizuar dhe është destinuar për konsumatorët konkretë. Në këtë rast flasim për “zanate”, që t’i dallojmë nga industria, sepse zanatet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë kërkesa të ndryshme në krahasim me ato të ndërmarrjeve industriale. Ky është dhe shkaku që të zhvillohet më 16 maj në Sofje një forum ballkanik kushtuar arsimit profesional. Në të morën pjesë përfaqësues të dikastereve arsimore nga Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Moldavia dhe Mali i Zi, si dhe përfaqësues të Dhomës së Zanatçinjve Koblenc nga Gjermania. Forumi u organizua nga Zyra ballkanike për asistencë të shtresave të mesme, zyrë kjo që bashkon 38 organizata të punëdhënësve dhe zanatçinjve nga 10 vende ballkanike plus Gjermaninë. Theksi i bisedimeve ishte përgatitja e dobët praktike e kuadrove me arsim të mesëm për kushtet e ekonomisë së tregut. Baza në shkollat në Ballkan është shumë e vjetër. Financat nuk mjaftojnë për pajisjen e punishteve të reja, mungon praktika në kushtet e prodhimit.

“Duke studiuar situatën në vendet e veçanta ballkanike, arritëm në përfundimin se nuk ka bashkëpunim midis ekonomisë dhe institucioneve arsimore – sqaron Emill Vasilev, drejtori ekzekutiv i Zyrës Ballkanike. – Shkolla funksionon për vetveten dhe është përqendruar kryesisht tek shkencat fondamentale dhe faktikisht njerëzit me arsim të mesëm nuk janë në gjendje të fillojnë punë efektive në ndërmarrje. Sistemi nuk është i drejtë, ka shumë të meta dhe aktualisht ne po përpiqemi të konstatojmë dobësitë në vendet e veçanta dhe nëse mund të mësohemi nga praktikat e mira dhe t’i përhapim në vendet fqinje.”

Ekspertët janë të mendimit se shtetet ballkanike kanë si arsim të ngjashëm profesional, ashtu dhe probleme të njëjta. “Do të jetë mirë po të punojmë së bashku për zgjidhjen e tyre” – shton Antoaneta Kacarova, eksperte kryesore në Agjencinë Kombëtare për Arsimin dhe Trajnimin Profesional. Nga përvoja profesionale ajo e di se edhe në Gjermani, edhe në Itali, si dhe në vende të tjera, vëzhgohet pakënaqësi nga baza materiale, pedagogët etj.

A ka rrezik që të mbetemi pa elektroteknikë, ndërtues, kozmetikë ose kuzhinierë?

“Duke marrë vendim për të ardhmen e vet profesionale fëmijët kërkojnë profesione atraktive. Askush nuk do që të bëhet saldator, ose minator – shpjegon problemin Antoaneta Kacarova. – Vërtetë, kudo vëzhgohet mungesë kuadrosh të tillë. Në shtetet e pasura në shumicën e rasteve me këto veprimtari merren emigrantët. Por edhe te ne vëzhgohet ky problem, sepse me këto veprimtari merren kryesisht njerëz të moshuar.”

Për dobinë e këtyre takimeve ballkanike dhe për perspektivën e zëvendësimit të hidraulikut polak me atë ballkanik folëm me zëvendësministrin e arsimit të Kosovës Usmen Baldzi: “Dobia e këtyre takimeve është e madhe, sepse të gjithë ne nga vendet ballkanike disponojmë sisteme për arsim dhe trajnim profesional dhe kemi ardhur që të ndajmë përvojën tonë me vendet fqinje – thotë z. Usmen Baldzi. – Ne duhet të jemi të qartë se çfarë kërkohet në Evropë, çfarë diturish duhet të kemi. Të gjitha vendet nga Ballkani përpiqen të bëhen anëtare të BE-së. Disa prej tyre tashmë janë anëtare, disa të tjera ende nuk janë. Dhe ne përkatësisht duhet të jemi në nivelin e tyre, duam që njerëzit tanë të punojnë, siç punojnë dhe evropianët. Dallimi midis Bullgarisë dhe Kosovës nuk është i madh. Ne kemi punuar shumë kohë në një sistem. Tani kemi dëshira, kërkesa dhe probleme të njëjta. Ju jeni pak më përpara, sepse jeni anëtarë të BE-së. Ne kemi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe unë mbërrita në Sofje me kënaqësi të madhe. Mendoj se popujt e Bullgarisë dhe të Kosovës janë shumë të afërt. Kemi të kaluar të përbashkët dhe në këtë kuptim dallimi nuk është i madh. Është e arsyeshme pyetja juaj nëse hidrauliku polak do të zëvendësohet nga ai ballkanik, sepse kemi zanatçinj të mirë. Është e keqe se nuk kemi ekonomi të mirë dhe paratë janë në Evropë. Mendoj se njerëzit e rinj edhe në Bullgari, edhe në Kosovë kanë se çfarë të tregojnë, duke shkuar atje. Në fund të fundit zanatet janë në Ballkan, nuk janë në Evropë. Të afërmit dhe stërgjyshërit e mi kanë punuar në të gjitha qytetet e Bullgarisë. Kanë shitur bozë, limonadë, kanë qenë zanatçinj. U uroj të gjithë bullgarëve shëndet dhe sukses.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD