© Foto: Facebook
“Që nga mosha e vogël e dija se do të merresha me muzikë – tregon Llazar Kisjov. – E kam trashëguar nga prindërit e mi. Mamaja ime më inkurajoi në këtë sferë. Ajo ka qenë në shumë vende të botës duke shoqëruar formacione të ndryshme muzikore. Ka qenë soliste e korit “Madrigal”. Jam i kënaqur se u nisa në këtë rrugë. Është e vëshirë por për mendimin tim ia vlen. Mamaja ime merret me operë, derisa unë jam interpretues pop. Kur ishim të vegjël me vëllain tim dëgjonim grupe si “Skorpions” dhe “Metalica”. Më pëlqen opera, por ky nuk është stili im. Nuk me pëlqen se në operë duhet të interpretosh pikërisht atë që është shkruar. Në muzikën pop ka mundësi për të zgjedhur linjën muzikore të cilën do ta ndjekësh dhe mund të improvizosh. Dua ta falënderoj docenten Alis Bovarjan. Ajo dhe mamaja janë mësueset të cilat e ndërtuan figurën time të interpretuesit. Kam pasur shumë mësime për zhvillimin e zërit dhe kam interpretuar shumë këngë. Në shoun televiziv “Music Idol” gjithashtu fitova shumë përvojë dhe mësova që njeriu duhet të jetë i guximshëm dhe kurrë të mos dorëzohesh. Me shumë rëndësi për një interpretues është zgjedhja e këngës. Edhe një gjë tjetër – çdo gjë përfundon dhe pas kësaj duhet të vazhdosh përpara.”
Llazar Kisjov merr pjesë në shumë konkurse dhe festivale, ndër të cilat janë dhe ato ndërkombëtare. Pohon se, i pëlqen atmosfera e spektakleve dhe mundësia për t’u komunikuar me njerëz nga vende të ndryshme.
“Kam qenë në festival në Split të Kroacisë ku u dekorova me çmimin e publikut dhe kam marrë ftesë për edicionin e ardhshëm të aktivitetit – rrëfen muzikanti i ri. – Në Amsterdam të Holandës më kanë shpërndanë çmimin e parë në Festivalin e Këngës Franceze 2009”. Kam marrë pjesë dhe në një konkurs interesant të muzikës së autorit në Bosnjë-Hercegovinë. Juria më dha çmimin e parë për kompozimin tim “Euro Pop Song Contest” 2007 – Zenica, Bosnja&Hercegovina. Për mua ishte një kënaqësi jashtëzakonisht e madhe se jashtë vendit puna ime u vlerësua. Kam përfaqësuar Bullgarinë në një festival në Indi ku u njoha me kulturën vendase (French Touch – Bombay, India 2009). Kam kujtime të mrekullueshme nga kjo skenë, po ashtu krijova shoqëri me të cilën përpiqem të jem në lidhje të vazhdueshme.”
You are not alone” (Ti nuk je vetëm) është një kompozim autori i Llazar Kisjovit. Me të ai garoi në zgjedhjen e këngës bullgare e cila të përfaqësojë vendin tonë në Konkursin Evropian të Këngës “Eurovison 2009”. Muzikanti pohon se, është duke ecur në rrugën e zgjedhur prej tij. Nuk nxiton, e mendon çdo këngë të tij dhe kënaqet me vlerësimet e publikut. Llazar Kisjov thotë se idetë e tij më të bukura lindin si bashkim i tekstit dhe muzikës. Ka dhjetë vite që i beson aranzhimit të Aleks Nushevit. Kompozimi i fundit “Vetëm ti” gjithashtu është i autorit.
“Kënga është shumë romantike – thotë Llazar. – Besoj se publikut do t’i pëlqejë, sepse emocionet të cilat përcjell në të i kam përjetuar. Kam një njeri pranë meje, të cilin e dua shumë dhe ai më frymëzon. “Vetëm ti” ka dhe video e cila transmetohet në televizion. Në fillim të verës do të nxjerr dhe këngën time të parë të klubit bashkë me një DJ serb. Hollësira nuk do t’ju sjell. Shpresoj se, do të vazhdoj të merrem me muzikë dhe do të fitojë të ardhura të mira. Për këtë ëndërroj, si dhe njerëzit të pëlqejnë muzikën time.”
Një grup djemsh u popullarizua në Edicionin të parë të shout televiziv “X Factor” në Bullgari gjatë 2011-ës. Grupi përbëhet nga katër djem të rinj të cilët u kualifikuan si interpretues solo. Mirëpo, juria vendosi që të këndojnë së bashku, ndryshe do të ishin eliminuar nga shou. Pllamen, Martin, Nedisllav dhe Konstantin vazhduan në shou së bashku me emrin “Voice of Boys” (Zëri i djemve). Shkuan në finale dhe zënë vendin e gjshtë. Shumica pritën që kur të përfundojë shiu, grupi do të shpërndahet, por këngëtarët e “Voice of Boys” edhe sot e kësaj dite punojnë së bashku. Kënga e tyre e parë quhet “Vetëm lotët e tu”.
© Foto: Facebook
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..