Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompozitori Stefan Dragostinov dhe veprat e tij muzikore

Kompozitori i njohur themeloi Formacionin “Dragostinfolk”
Foto: arkiv
Stefan Dragostinovi është një muzikant, që krijon muzikë duke iu mbështetur melodikes dhe ritmikës së folklorit origjinal bullgar. Krahas kësaj ai është edhe producent i albumeve me muzikën e tij, të bashkuara në vargjet “Kyçi për sekretin” dhe “Ikonat bullgare në tinguj”. Ai është udhëheqës artistik i formacionit të krijuar prej tij “Dragostinfolk”, me të cilin realizon incizimet. Që nga mosha 12 vjeçare Stefan Dragostinovi merrte mësime të teorisë dhe kompozimit te profesorët më të mëdhenj bullgarë. Ai mbaroi Shkollën Muzikore në Sofje, dy vjet mësoi në Akademinë Muzikore, por u diplomua në Konservatorin e Peterburgut.

Nëse dëshironi të dëgjoni më shumë hollësi nga biografia krijuese dhe jetike e muzikantit bullgar Stefan Dragostinov dhe t’i kënaqeni muzikës së tij, klikoni AUDIO.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mezzosopranoja nga Gjeorgjia dhe baritoni nga Rumania janë fituesit e “Operalia 2025” në Sofje

Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..

botuar më 25-10-28 7.00.PD

Miro dhe ALMA sërish në një projekt të fuqishëm dhe emocional – “Atje”

Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..

botuar më 25-10-28 6.05.PD

Trioja е njohur vokale "Antibiotika" me një këngë të re pas një ndërprerjeje 14-vjeçare

Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..

botuar më 25-10-27 6.05.PD