Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi “Me këngët e Kiçka Savovës”

Këngëtarja popullore Dinka Ruseva dhe Orkestra “Veselie” duke përshëndetur Kiçka Savovën.
Foto: Архив

Më 2010-a Kiçka Savova shënon 60 vjet nga incizimi i saj i parë në Radion Kombëtare në Stara Zagora. Të njëjtit vit në vendlindjen e saj – fshatin Slladun në jug të Bullgarisë u mbajt edicioni i parë i konkursit kushtuar interpretimeve të këngëtares. Sivjet ishte edicioni i tretë ku u mblodhën shumë adhurues të folklorit të krahinës etnografike Traki. Ideja e këtij konkursi është e kryetarit të komunës Stefan Stojanov. Sipas rregullave, nuk ka moshë të caktuar për pjesëmarrësit në konkurs. Kushti i vetëm është se ata duhet të prezantojnë së paku një nga interpretimet e repertorit të Kiçka Savovës. Para disa vitesh në treg u nxor jetëshkrimi i saj ku janë të botuara rreth 170 këngë të regjistruara me nota. Aktualisht përgatitet për t’u botuar një përmbledhje e re këngësh.

“Sivjet konkursi ishte në nivel shumë të lartë – rrëfen znj. Savova. – Interpretimet ishin shumë të suksesshme. Pjesëmarrësit ishin të moshës nga 4 deri në 86 vjeç. Juria e përbërë nga profesionalistët dëgjuan dhjetëra formacione dhe interpretues individualë. Ata erdhën nga qytete të ndryshme të Bullgarisë – nga Smoljan, Burgas, Plovdiv etj. Situata ishte e tensionuar, por u takova me disa solistë dhe grupe. Patëm bisedime të këndshme dhe interpretime të përbashkëta. Jam e kënaqur se, aq shumë njerëz pëlqejnë muzikën popullore dhe vazhdojnë traditat tona shumëshekullore.”

Grupi folklorik nga fshati Pollk u dallua me çmimin për folklor autentik.

Në kategorinë e formacioneve të fëmijëve u shpërndanë katër medalje të arta. Njërën e mori Formacioni “Shtaslivci” (në përkthim Të lumturit) nga qyteti Harmanli i Bullgarisë Jugore. Kryetarja e grupit është znj. Petja Karabakallova.
Me medaljen e artë u dekorua dhe Grupi Folklorik i Fëmijëve “Trakijska kitka” (në përkthim Lulja e Trakisë). Formacioni është nga qyteti Svilengrad i Bullgarisë Jugore dhe në krye të tij është znj. Violeta Karapeeva. Në kategorinë e folklorit autentik fituan gjashtë formacione. Me çmimin e madh u dekoruan formacionet pranë vatrës kulturore të fshatit Zllatno pole të Bullgarisë Jugore.

Edicioni i tretë i konkursit “Me këngët e Kiçka Savovës” përfundoi me një koncert solemn. Në skenë u ngjit këngëtarja e njohur popullore Dinka Ruseva, shoqëruar nga muzikantët e Orkestrës “Veselie” (në përkthim Gëzimi).

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD