Në kohën e konkurrencës midis gjinive të ndryshme muzikore si pop, xhaz, rok, folklor, muzikë klasike etj. është aktuale pyetja: “Cila prej këtyre gjinive ka shansin real për t’u dëgjuar më shumë në të ardhmen? Interpretuesit më largpamës janë të qartë se tërheqja e auditorit rinor dhe edukimi i të dëgjuarit të fëmijëve kanë rëndësi kyçe në luftimin për vëmendjen e dëgjuesve. Ndoshta kështu ka lindur ideja “Xhazi për fëmijë” e trumbetarit Vencisllav Bllagoev. Ai është solist në Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Xhaz-koncertet për fëmijë janë marka e tij e rezervuar. Tashmë tre vjet ai e improvizon idenë e vet në formate të ndryshme dhe me tituj të ndryshëm.
“Xhazi për shpendë të guximshëm” – është variacioni i tij i parë me temë: “Xhazi për fëmijë”. Koncertet me këtë emër u dëgjuan për herë të parë para tre vjetësh në kryeqytetin e Sofjes. Ky ishte fillimi i nismës së guximshme të muzikantit.
“Xhazi për fëmijë” filloi të fitojë një popullaritet gjithnjë e më të madh. Kështu lindi dhe variacioni i tretë me titull “Dorashka e gjyshit”. Një vit më vonë në grupin e muzikantëve u përfshi dhe këngëtarja Takara Hashimoto. Kështu koncertet u bënë me ngjyra ekzotike. Fëmijët mësohen të dëgjojnë, duke bërë figura interesante prej letre. Variacioni i tretë lindi krejt natyrshëm me emrin “Xhazi dhe origamet”. Projekti “Xhazi për fëmijë” hyn në programin e festivaleve “Ditët e muzikës” në Shtëpinë e Ballabanovit në Plovdiv, Bullgari Jugore, në “Bllagoevgrad Xhaz-fest” dhe në “Xhaz forumi Stara Zagora”.
Fëmija e parë, i cili doli në skenë bashkë me xhaz-muzikantët, ishte këngëtarja 10 vjeçe Daniella Ilieva. Ajo merret me këndim në Shkollën për xhaz-këngëtarë “D' Stars”. Aktualisht adoleshentja 13 vjeçe është e njohur si finalistja në edicionin bullgar të “Eurovision Junior”.
Për herë të parë projekti “Xhazi për fëmijë” u zgjerua në “Xhazi për fëmijë nga fëmijët”, kur në grupin e Vencisllav Bllagoevit u përfshi Kori i fëmijëve “Shturçe” me dirigjente Irena Hristova.
Improvizimi i radhës ishte provokuar nga vizita në Sofje e Korit të filarmonisë të Pragës, me dirigjente Svetllana Tvrzicka. Në sallën e Institutit Kulturor të Çekisë fëmijët e korit kënduan për herë të parë bashkë me muzikantët e Vencisllav Bllagoevit.
Radioja Kombëtare Bullgare e ka kontributin e vet në projekt. Gjatë muajit prill muzikantët interpretuan një “Xhaz koncerti pranveror për fëmijë”. Programi përbëhej vetëm prej këngësh bullgare për fëmijë, të krijuara në media gjatë 30 viteve të fundit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: jazzforkids.bg
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..