© Foto: BGNES
“Vetëm nga 10 deri më 20 për qind prej frutave dhe perimeve të domosdoshme për vendin prodhohen te ne – vuri në dukje prof. Stankov. – Kurse 80-90 përqindjet e tjera importohen nga jashtë dhe zakonisht janë me cilësi të ulët. Prandaj mendojmë se rritja e frutave dhe perimeve duhet të jetë një prioritet shumë i rëndësishëm strategjik. Ky sektor mund të sigurojë shumë vende të reja pune dhe vlerë të shtuar. Për ne është me rëndësi të madhe të stimulohet dhe të zhvillohet blegtoria, një degë, që gjithashtu u prek nga kriza gjatë periudhës së kalimit drejt ekonomisë së tregut në Bullgari. Rritja e deleve për shembull është shumë e kufizuar – numri i kafshëve të rritua është ulur 10 herë në krahasim me vitet më të mira 1984-1985. Kriza është drastike edhe sa i përket rritjes së derreve. Në vitin 1989-1990 numri i tyre ka qenë 4,5 mln, kurse tani ato janë afro 650 mijë. Vetëm sektori i rritjes së pulave zhvillohet relativisht mirë, megjithëse edhe atje ka ulje. Si rezultat i kësaj aktualisht Bullgaria importon 40 për qind të mishit të bardh dhe 60 për qind të mishit të kuq. Kjo, që më shqetësoi shumë, është se kullotat, livadhet dhe tokat e përpunuara të fondeve bashkiake dhe shtetërore janë shpërndarë në mënyrë të papërshtatshme. Mbi gjysmën e këtyre tokave u janë dhënë njerëzve, të cilët nuk rritin kafshë dhe kjo duhet të korrigjohet sa më shpejt.”
Kriza në blegtorinë bullgare, si dhe rritja e perimeve dhe frutave, i detyrohet në një shkallë të madhe mungesës së subvencioneve shtetërore për këta sektorë gjatë dy dekadave të fundit, kurse pas hyrjes së vendit në BE nga subvencionet evropiane përfituan kryesisht bujqit e mëdhenj, të cilët prodhojnë grurë. Kështu afro 80 për qind e këtyre subvencioneve ishin përdorur vetëm nga 4 për qind e bujqve. Prandaj ka nevojë për ndryshim të konsiderueshëm të mënyrës së aplikimit të tavanit të subvencioneve për një prodhues. Ka dy probleme të tjera të mëdha, të cilat e pengojnë zhvillimin e dy sektorëve të përmendur. Sa u përket perimeve dhe frutave, kjo është mungesa, ose thënë më saktë asgjësimi i sistemit ujitës në vend. Rimëkëmbja e tij më e shpejt është një prej prioriteteve kryesore të strategjisë së përgatitur. Për këtë qëllim do të përdoret financimi i Politikës së përgjithshme bujqësore të BE-së nëpërmjet Programit për zhvillimin e rajoneve rurale. Sa i përket blegtorisë, atje problemi më i madh është mungesa e tokës. Kështu fermerët, të cilët nuk disponojnë tokë, nuk marrin subvencione për sipërfaqet e parashikuara.
© Foto: EPA/BGNES
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..