Jolanta Delibozova ka një sajt interesant gatimi. Quhet “E shijshme me Joli”. Kuzhinierja sjellë receta jo të zakonshme në tryezën e përditshme. Me profesion është muzikante. I bie violonçelit në Filarmoninë e Sofjes. Është anëtare e kuartetit “Nebesni struni” (Telat e qiellit). Gatimin e ka hobi. Pohon se, ushqimi i përgatitur mirë kënaq njerëzit të cilët i ke përreth dhe njëkohësisht ndryshon ditën e saj të përditshme. Jolanta merret me muzikë dhe gatuan që nga mosha e vogël. Ka mbaruar në Shkollën Muzikore në vendlindjen e saj Burgas dhe ka mësuar recetat e qyshes së saj. “Qyshja ime ishte kuzhiniere shumë e mirë, e zonja e ëmbëlsirave. I gjithë Burgasi e njihte atë – kujton Jolanta. – Shumë nga recetat i kam mësuar prej saj. Po ashtu nga shoqet e saj te të cilat më shpinte kur isha fëmijë. Një pjesë e madhe e recetave në sajt janë të gjyshes sime. Me rëndësi është jo vetëm shija e gjellës por dhe pamja e jashtme. Në vend të parë njeriu “ushqehet” nëpërmjet syrit, sidomos kur bëhet fjalë për ëmbëlsirat. Prandaj gatimet që ofroj në sajt janë të shoqëruara me fotografi. Po të kesh imagjinatë, mund të bësh mrekulli në kuzhinë, Më vjen mirë kur marr vesh se dikush ma ka provuar recetat e mia dhe ka sjellë ndonjë gjë ndryshe.”
Para disa muajsh Jolanta organizoi një punishte ku fëmijë të moshës së ndryshme gatuan ëmbëlsira. Siç pohon ajo, të vegjlit u bindën se nuk ka gjëra të parealizueshme.
“Fëmijët u kënaqën shumë – thotë kuzhinierja muzikante. – Të njëjtën punishte organizojmë herë pas here në “Studio 5” të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Bobi Jocovit, që e kam shok dhe koleg, i erdhi ideja për projektin “Muzikë e shijshme”. Bashkojmë gatimin me muzikën e drejtpërdrejtë. Kam propozime interesante. Do të marrë pjesë në një projekt të popullarizimit të mjaltit. Doli se në Bullgari konsumi i këtij produkti është pakësuar ndjeshëm. Ndërsa në vend rritja e bletëve zhvillohet tepër mirë sepse ka kushte të favorshme. Pak dihet se në çatinë e një hoteli luksoz në Sofje rriten bletë.”
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..