Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ataturku – miku i madh i bullgarëve

Mustafa Qemal Ataturk

© Foto: wikipedia.org

Kohët e fundit në tregun bullgar të librave doli botimi i dytë i librit “Mustafa Qemal Ataturk – pashaia i Perandorisë, presidenti i Republikës.” I menduar fillimisht si një përshkrim biografik, romani i Ivan Vllajkovit në mënyrë shumë tërheqëse zbulon 3 ditët e fundit nga jeta e Ataturkut. Besnik fakteve historike, autori i vesh një formë artistike krijimit të vet, duke përshkruar jetën e një burri të shtetit të madh turk përmes 65 përfytyrimeve, 4 stuhive dhe 12 mistereve. Konsultues i librit është shkencëtari i njohur nga Instituti i Ballkanistikës prof. Xhingiz Hakov – një nga osmanistët më të mirë në Bullgari dhe pedagog i historisë moderne turke. Autori në mënyrë artistike dhe fare të lirë interpretoi momentet bazë nga jeta e Ataturkut në sfondin e ngjarjeve historike nga fundi i Perandorisë Osmane deri në vdekjen e tij në vitin 1938”, shkruan në recensionin e vet prof. Hakov. Ja se çfarë tregon botuesi i librit Pllamen Cankov:

“Ky libër duhej të botohet për shkak të personalitetit të Mustafa Qemal Ataturkut. Kjo është një figurë e madhërishme e cila ka ndryshuar ecurinë e historisë në një drejtim pozitiv. Reformat, të cilat i bëri ai me themelimin e shtetit modern turk, janë baza dhe premisa për rritjen ekonomike të Turqisë në këtë moment-forca e 6 ekonomike në Evropë dhe e 16 në botë. Rëndësia e veprimtarisë së Mustafa Kemall Ataturkut i kalon kufijtë e shtetit turk. Në praktikë asnjëri prej popujve ballkanike nuk mund të ketë asgjë kundër veprimtarisë dhe personalitetit të Mustafa Qemal Ataturkut.”

Jo rastësisht burrë shteti i madh është i caktuar gjatë vitit 1934 nga kryeministri grek Elefterios Venizellos për Çmimin Nobel për paqe – për meritat e tij të jashtëzakonshme në ruajtjen e paqes në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme. Të paktë janë bullgarët, të cilët dinë se, deri në fund të jetës së tij Ataturk mbetet një mik besnik i Bullgarisë. Ja se çfarë thotë ai për vendin tonë më 22 tetor 1931 në një intervistë për gazetën bullgare “Utro”: “Nuk do të harroj momentet e këndshme, të cilat i kam përjetuar në Bullgari. Kam qenë dhe gjithmonë do të jem mik i popullit bullgar. E dua pa rezerva akoma që në fëmijëri. Në Selanik kam kontaktuar dhe kam pasur për shok vetëm bullgarë. Çdo një fatkeqësi bullgare më shkakton një dhimbje të madhe. Gjithmonë kam bërë çdo gjë të mundur ta ndihmojë Bullgarinë. Turqia dhe Bullgaria duhet të jenë miq. Ai i cili është kundër Bullgarisë, është edhe kundër Turqisë.

“Shkaku tjetër i cili më detyroi të botoj librin është se, këtu dihet shumë pak si për jetën, ashtu dhe për reformat, të bëra prej tij – vazhdon botuesi Pllamen Cankov. – Ai ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Ajo e cila dihet zakonisht është për dashurinë e tij me vajzën e gjeneralit Kovaçev – Dimitrinka Kovaçeva. Gjenerali Kovaçev dy herë i refuzoi Mustafa Qemalit të martohet për vajzën e tij. Pas së cilës ai nuk këmbënguli më. Dimitrinka po kështu ka qenë shumë e dashuruar, por për shkak të babait të vet nuk ka mundur të martohet me të. Në libër tregohet edhe për lidhjen e tij me Latifen, e cila nuk ka mundur të pushtojë zemrën e tij si vajza bullgare. Latifja deri në fund të jetës së vet ka shpresuar që ai ta pranojë, por ai refuzoi në mënyrë kategorike. Në fakt ajo ka kontribut në reformën sa u përket grave turke – të heqin shamitë dhe të kenë më shumë të drejta. Me reformat e veta Ataturk bëri një ndryshim kolosal në shtet, i cli ka qenë i veshur në një mistikë islamike. Shtetin modern turk, të cilin e shikojmë në këtë moment, i dedikohet pikërisht atij. Mustafa Qemal Ataturk ka dashur që dy popujt tanë të jenë në marrëdhënie miqësore. Fakt është se, Turqia ka shumë fqinjë, por vetëm drejt bullgarëve aty kthehen me fjalën “komshi”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Neli Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD