Këngëtarja popullore Ivelina Dimova ka lindur më 1984 në qytetin Plovdiv por është rritur në qytetin buzë Danubit – Silistra. Rrjedh nga një familje muzikantësh. Që nga mosha e vogël Ivelina Dimova i ngjitet skenës. Fillimisht ka kënduar në ansamblin “Dobruxhançe” në Silistra dhe ka marrë pjesë në shumë festivale folklorike në Rumani dhe Serbi. Pesë vite me radhë Ivelina ka bashkëpunuar me Vesella Çernevën, mësuese në Shkollën e Muzikës në qytetin Kotel, si dhe në Akademinë Muzikore të Plovdivit. Këngëtarja e re ndjek shembullin e Radostina Kënevës. Kjo e fundit është interpretuese e njohur e këngëve të krahinës së Trakisë. Në periudhën 1998-2001 Ivelina ka fituar katër çmime të para me radhë në kategorinë e këndimit popullor në konkurse të ndryshme folklorike në vend.
Në gjimnaz ka frekuentuar orë suplementare të muzikës. Më pas është regjistruar në Universitetin e Sofjes “Sh. Kliment i Ohrid” në degën e mësimdhënies së muzikës. Më 2004 Ivelina ka bërë incizimet e saj të para të këngëve të krahinës së Dobruxhës për Radion Kombëtare Bullgare. I ka aranzhuar Hristofor Radanov.
Në vitin 2003 Ivelina Dimova është bërë pjesë e Ansamblit Folklorik “Filip Kutev”. “Ansambli ka kor, orkestër dhe formacion valltarësh. Është në nivel shumë të lartë dhe publiku vlerëson punën tonë – thotë këngëtarja popullore. – Si anëtare e ansamblit kam qenë në të gjithë Bullgarinë, po ashtu në Japoninë ekzotike, Britaninë e Madhe, Francë, Rusi dhe në Izrael. Pas suksesit të turit në Japoni gjatë 2005-ës, ansambli u ftua gjatë 2007-ës për të dhënë koncerte në njëzet qytete. Na pritën me respekt të madh dhe publiku u kënaq pa masë. Koncertet ishin shumë të suksesshme. Japonezët mendojnë se kemi zëra unikë për nga tingëllimi, teknika dhe stili i këndimit.”
Çfarë detyra muzikore ka Ivelina Dimova?
“Punoj në Ansamblin “Filip Kutev” dhe njëkohësisht dirigjoj Korin e Muzikës Popullore “Sofja”. Gjatë 2010-ës u anëtarësua në Formacionin Folklorik “Glagorci” dhe këndoj në atë “Kovaçnicata”. Merrem me mësimdhënie dhe jam e kënaqur shumë. Para pak kohësh unë dhe tri këngëtare të tjera popullore themeluam Kuartetin “JUDIT”. Puna në kuartet më bën të ëndërroj për skenat e mëdha. Pasi mora pjesë në një aktivitet folklorik në malet Rodope, zbulova se kam zotëruar jo vetëm këndimin e krahinave Traki dhe Dobruxha, por dhe këndimin specifik të Rodopeve. Më 13 qershor shënuam 110 përvjetorin e lindjes së kompozitorit Filip Kutev, i cili ka themeluar ansamblin me të njëjtin emër.”
Gjatë javës Ivelina Dimova është e zënë me prova dhe koncerte. Kur ka kohë të lirë, ajo lexon, kujdeset për shtëpinë dhe i pëlqen të jetë rreth familjarëve. Këngëtarja popullore interesohet për problemet e folklorit dhe për transformimin e tij. “Më pëlqejnë idetë e muzikantëve të rinj. Ata i japin këngës popullore një vizion të ri, duke e pasuruar me elementë të muzikës xhaz dhe etno. Kjo i pëlqehet rinia. Muzika bashkëkohore duhet t’u përgjigjet kërkesave të të rinjve. Gjithsesi veçoritë muzikore të krahinave të ndryshme folklorike duhet të ruhet pa u modifikuar. Sepse kështu neve na kanë lënë trashëgim dhe kemi detyrë të transferojmë të njëjtën gjë te brezat e ardhshëm.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
Muzika e këngëtares DARA është po aq shumëngjyrëshe sa ajo. Dhe këtë e vërteton edhe kënga e saj e fundit "Vjedhësi i ëndrrave". Në të, këngëtarja e re zhvillon një dialog të sinqertë me kritikun e saj të brendshëm - atë zë që shpesh na qorton dhe na..
Këngëtarët bullgarë të operës dalin në skenë për të nderuar Boris Hristovin në 110-vjetorin nga lindja e tij. Të mishëruar në role emblematike të këngëtarit të madh, por edhe me një dozë ngacmimi artistik, ata do të kujtojnë triumfet e tij botërore me..
Mihaella Marinova, e cila është ndër këngëtaret e reja më të suksesshme bullgare, realizoi një album të ri. Ajo prezantoi koleksionin prej dhjetë këngësh me një turne në qytetet më të mëdha të Bullgarisë. Titulli i albumit “Flutura e Zezë” flet për..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..