Më 9 korrik kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, parti kjo e cila është partnere në koalicionin qeveritar “Për një Maqedoni më të mirë”, bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Në Sofje ai pati takime në nivel të lartë me kryeministrin Pllamen Oresharski dhe ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin. Gjatë bisedimeve u ripohua mbështetja e Bullgarisë për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.
“Bullgaria dhe vendet e tjera anëtare nga rajoni do të jenë pjesë e mirëfilltë e Bashkimit Evropian, vetëm pasi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë, do të bëhen pjesë e Unionit.” Këtë e deklaroi ministri i jashtëm bullgar duke theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë dhe zbatimi i reformave të rekomanduara nga Komisioni Evropian janë hapa të rëndësishëm në procesin e eurointegrimit. Pas takimit z. Ali Ahmeti për herë të parë shpalli propozimin e fundit të ndërmjetësit ndërkombëtar Matju Nimic në mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, e pikërisht që vendi të emërohet – Maqedonia e Epërme.
Vizita në Bullgari përfundoi me ligjëratën e Ali Ahmetit në Institutin Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme me temë “100 vite pas Luftërave Ballkanike. Pajtim dhe integrim”.

© Foto: Maria Peeva
Posaçërisht për Radio Bullgarinë z. Ali Ahmeti tregoi përshtypjet e tij nga vizita në Bullgari. Ai komentoi tema aktuale rreth çështjes së emrit, rolit të Bullgarisë në eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, dialogut Shkup-Athinë, gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, Marrëveshjes së Ohrit, modelit multikulturor në Evropë dhe në Ballkan, situatës në rajon 100 vite pas Luftërave Ballkanike.
Klikoni mbi audio-ikonat për ta dëgjuar intervistën.
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..