Qyteti i Gabrovos gjendet në Bullgarinë Qendrore. Banorët e tij janë njerëz praktikë dhe largpamës. Këto aftësi u konfirmuan gjatë organizimit të Festivalit Rinor “Në qendër”. Aktiviteti u mbajt në fund të muajt qershor. Në festival kishte gara me pengesa, me biçikleta, pjesëmarrës të cilët bënë skejtbord, muzikë, kërcime, arte luftarake japoneze e shumë aktivitete të tjera. Shumë interesante ishte forumi i beatboxing-ut. Ky është një interpretim me gojë i cili u ngjan instrumenteve si bateri dhe perkusione.
Në qytetet Burgas, Pleven, Teteven dhe Sofje ka shumë të rinjtë të cilët e ushtrojnë beatboxing-un, por në Gabrovo është formuar një shkollë speciale. Pesë nxënës nga gjimnaze të ndryshme mblidhen çdo ditë të marte dhe të enjte për të përsosur aftësitë e tyre të beatboxing-ut. E kanë quajtur grupin “Sound Breakers”. Muzikanti i njohur nga Gabrovo, Dimitër Krotev pasuron interpretimet e nxënësve me motive të muzikës popullore. Kështu lind një stil i ri – beatboxing plus ritme autentike bullgare.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..