Malet Rodope janë një vend mistik ku gjenden tempuj të lashtë dhe shtrihen vendbanime të paprekura nga qytetërimi i sotëm. Mënyra më e mirë për t’i njohur Rodopet është t’i hipësh biçikletës. Itineraret e posaçme për turizëm me biçikletë kalojnë poshtë e lartë kodrave, buzë formimeve shkëmbore, në afërsi të gropave të thella dhe nëpër livadhet ku shpërndahet era e barnave.
Itinerari më i ri në malet Rodope është me gjatësi 500 km.  Ai kalon mes 18 vendbanimeve, afër 3 liqeneve artificiale dhe 3 lumenjve, si  dhe nëpër lokalitete me gjurmë nga periudhat e ndryshme historike. Më së shumti  biçikletistët të cilët e kalojnë itinerarin janë njerëz të rinj. Interes ka jo vetëm nga Bullgaria,  por dhe jashtë vendit. 

Itinerari i ri është i ndarë në 17 shtigje, çdo prej të cilave kalohet brenda një dite. Gjatë rrugës biçikletistët orientohen falë shenjave të vendosura dhe ka hotele familjare ku mund të strehohen. Niset nga fshati Trigrad dhe mbërrihet në liqenin artificial Ivajlovgrad ku ka mundësi të mira për sporte uji dhe argëtime të tjera. Pjesa e kalueshme me pak vështirësi është ajo në lokalitetin “Bojnik planina” sipër qytetit Kërxhali. Pjesa e cila kalohet pa problem fare është tatëpjeta nga fshati Gorno pole deri te fshati Rabovo. Itinerari është i kalueshëm për fëmijët. Kështu që nuk ka lidhje mosha e biçikletistit. “Ne duam të inkurajojmë turizmin e qëndrueshëm në rajon” – thotë Mihaella Mirçeva nga projekti bullgaro-holandez “Ari i ri i trakëve”. Ky i fundit ndihmoi në realizimin e itinerarit në malet Rodope.

“Ideja është që biçikletisti të bëhet pjesë e ditës së përditshme të banorëve në mal – shpjegon znj. Mirçeva. – D.m.th. të njihet me traditat dhe zakonet vendase. Pse jo të përfshihet në ndonjë festival ose aktivitet tjetër. Për sa i përket strehimit në hotelet e vogla, ne i kemi kontrolluar ato. Pronarët e tyre janë njerëz të besueshëm dhe me kënaqësi u përfshinë në këtë rrjet.”
Dy vjet  me radhë Kirill Makarov ka hulumtuar terrenin malor kështu që itinerari të jetë  sa më i përshtatshëm për t’u ngarë biçikletë. Ideja është që distanca  midis hoteleve të vogla të mos kalojë në mes vendbanimeve të mëdha dhe  biçikletisti të jetë gjithmonë në gjirin e natyrës. Kirill Markov këshillon që  ngasja e biçikletës të shoqërohet me argëtimet e tjera në rajon, si p.sh.  kalërimi, peshkimi, vështrimi i shpendëve, ngjitja e malit, xhiroja me kajak në  lumenj etj. Në hotelet e vogla ofrohen gjellë tradicionale, të cilat janë shumë  të shijshme. Sipas fjalëve të Kirill Markov pronarët i lejojnë biçikletistët që  të hapin tendë në oborrin e hoteleve. Po ashtu jepen biçikleta me qira. Në  qendrat vendase të informacionit mund të gjeni hollësi rreth itinerarit dhe  hoteleve të vogla. 

Për më shumë informacion klikoni këtu:   
  Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova 
Fotografi: newthraciangold.eu, Veneta Nikollova
Hekurudha me binarë të ngushtë e Rodopeve është emëruar si një nga udhëtimet më piktoreske me tren të vjeshtës në botë, sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të kryer nga platforma britanike e udhëtimit JR Pass. Linja e famshme hekurudhore që..
Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re