Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

In memoriam – kompozitori Najden Andreev

Foto: arkiv
Në moshën 68 vjeç ndërroi jetë kompozitori i njohur bullgar Najden Andreev. Ai është autor i shumë këngëve të njohura të cilat dëgjohen dhe sot. Najden Andreev shpeshherë ishte në qendrën e ngjarjeve muzikore dhe anëtar jurie në konkurse të ndryshme. Një periudhë të madhe nga jeta e tij kompozitori ia kushtoi Televizionit Kombëtar Bullgar. Që nga viti 1972 deri në vitin 1992 Najden Andreev ishte zëvendës kryeredaktor në redaksinë “Muzika zbavitëse”, pas së cilës gjatë periudhës 1996-1997 dhe drejtor ekzekutiv i medias.

“Vrull”, “Siguri”, “Ekzekuto gjinkallë” – këto janë titujt e një pjese nga “këngët gjithmonë të gjelbra” të shkruara nga Najden Andreev. Kompozime të tij gjenden në repertorin e Margarita Hranovës, Vasil Najdenov, Lili Ivanovës dhe të shumë këngëtarëve të tjerë të njohur të muzikës pop. Këngët e tij kanë merituar një sërë çmimesh në konkurse dhe festivale në Bullgari dhe jashtë vendit. Ai ka sjellë dhe muzikë për filma, spektakle televizive dhe shfaqje muzikore.

Vitet e fundit dëgjuesit e Radios Kombëtare Bullgare patën mundësinë të ndjekin intervista të kompozitorit me njerëz të lidhur me muzikën në programin “Hristo Botev”. Najden Andreev ishte dhe drejtues i transmetimit muzikor e publicist “Maestro, muzikë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Momçill Kosev

Këngëtari Momçill Kosev me një vështrim pozitiv drejt së ardhmes

E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..

botuar më 25-11-03 11.35.PD

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në konkursin muzikor “Evrovizion”

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..

botuar më 25-11-03 10.27.PD

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: "Kohë Zbathur" – një kujtim fëmijërie

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR

botuar më 25-10-31 6.50.PD