Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti miratoi aktualizimin e buxhetit 2013

Foto: BGNES
Parlamenti i Bullgarisë miratoi aktualizimin e buxhetit 2013. Kabineti mund të marrë borxh të jashtëm shtetëror në vlerë deri 500 mln euro, përfshiu emitimin e letrave me vlerë në tregjet ndërkombëtare.

Vlera maksimale e borxhit është 1.5 mlrd euro dhe jo 1 mlrd euro, siç pohohej deri më tani. Deficiti buxhetor rritet me më se 250 mln euro. U rrit kompensimi mujor për fëmijët me aftësi të kufizuara të përhershme deri në moshën 18 vjeç dhe deri sa të mbarojnë arsimin e mesëm. Në vend të 95 eurove këta fëmijë do të kompensohen me 108 euro në muaj. Kjo masë ndihmon 22 mijë fëmijë. Me 20 mln euro u rrit kuotizacioni vjetor për shpërndarjen e kuponëve të ushqimit. “Aktualizimi i buxhetit nuk do të prekë aspak disiplinën fiskale”, kategorikisht u shpreh ministri i financave, Petër Çobanov.

Çfarë përfitojmë nga aktualizimi?

Petër Çobanov
“Do të ndërpritet politika e cila e pengon rritjen, arbitrarisht shkurton shpenzimet dhe gjeneron detyrime të pashlyera në kohë – sqaroi ministri Çobanov. – Prioritetet e qeverisë do të realizohen. Ndaj biznesit do të ketë qëndrim i saktë dhe do të shlyhen detyrimet ndaj tij brenda afateve të caktuara nga ligji. Do të mbulohen shpenzimet për të cilat shteti ka angazhim, ose ato të cilat nuk janë të financuara krejtësisht. Do të krijohen kushte më të mira të biznesit me konkurrueshmëri më të madhe.”

Presidenti Rosen Plevneliev përmend tërthorazi të drejtën e tij të vënies së vetos për aktualizimin e buxhetit. Në këtë lidhje ministri Çobanov shprehu shpresën se kreu i shtetit nuk do ta pengojë zhvillimin normal të procesit shtetëror. Për vënien e vetos ngulin këmbë protestuesit kundër qeverisë “Oresharski”, partia opozitare GERB, sindikatat, plus disa parti jashtë Parlamentit dhe ekonomistë.

Deputeti i GERB-it dhe ish-ministër i menaxhimit të fondeve evropiane, Tomisllav Donçev komentoi efektin e aktualizimit të buxhetit 2013 kështu: “Borxhi i ri prej 500 mln eurove
Tomisllav Donçev
nuk do të dëmtojë shtetin. Kjo është mjaft e qartë. Për mendimin tim përbën rrezik më tepër për vitin 2014. Askush nuk u drejton vëmendje efekteve në vijim. Ka rrezik për rritjen e deficitit pikërisht në bazë të këtyre efekteve. Këtë e tregojnë të gjitha sondazhet. Në nenin 21 të Ligjit të Fondeve të Komisionit Evropian lexohet se nëse deficiti i një shteti mbikalon 3 për qind, menjëherë ndërpritet financimi i tij nga BE-ja. Për mendimin tim ky është një rrezik real gjatë 2014-ës. Është një praktikë e keqe kur shpenzimet e reja mbulohen menjëherë me kredi dhe nuk kërkohen mundësi të tjera për mbledhjen e të hollave. Kjo është gjëja më shqetësuese tek aktualizimi i buxhetit 2013. Nuk them se çdo marrje kredie është patjetër e keqe. Nuk i mohoj kreditë për infrastrukturën ose ato për rimëkëmbjen e ekonomisë. Fatkeqësisht, aktualisht nuk ndodh kjo skenarë.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe fqinjët e saj ballkanikë gjatë vitit 2024: Greqi dhe Rumani

Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..

botuar më 24-12-28 9.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD