Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Stankov: “Ta ndezim dhe ta ruajmë flakën e zjarrit bullgar”

Koreografi Hristo Stankov është i bindur, se pikërisht nëpërmjet artit dhe folklorit mund të ruhet shpirti bullgar.
Foto: Rumjana Cvetkova

“Ta ndezim dhe ta ruajmë flakën e zjarrit bullgar”. Kjo është kauza, të cilën koreografi Hristo Stankov e mbron prej kohe. Ai është i bindur, se pikërisht nëpërmjet artit dhe folklorit bullgar mund ta ruajmë ndërgjegjen kombëtare dhe ta krijojmë një pamje tërheqëse dhe atraktive të Bullgarisë para botës. Jeta e tij fund e krye kalon nën shenjen e valleve popullore bullgare. Ndoshta për këtë arsye është i bindur, se folklori e përmbush njeriun me energji.

Hapat e parë në vallet popullore ai i bëri kur ishte 6 vjeçar në një nga ansamblet më të mira fëmijësh “Rosna Kitka”. Vite me radhë ishte edhe solist i këtij formacioni. Mbaroi Shkollën e Koreografisë në Sofje dhe pas kësaj edhe Universitetin në qytetin Bllagoevgrad specialitetin “Pedagogjia e koreografisë”. Vallëzonte edhe në Ansamblin “Trakija”. Në vazhdim të tetë viteve ishte pjesë e ekipit të këngëtarit të njohur popullor bullgar Ilija Lukov, me të cilin jepte koncerte edhe jashtë shtetit. Bashkë me të në vitin 2005 organizoi “Vallen më të gjatë në botë”, me të cilën kishin dëshirë të hyjnë në Librin e Rekordeve të Ginesit. Megjithëqë për këtë valle u mblodhën 11 800 veta, kjo valle nuk u pranua se është rekord, sepse vargu i valltarëve u këput. Të dy ata organizuan edhe një sërë koncertesh jashtë shtetit nën moton “Bullgaria përgëzon Evropën me “vallen më të gjatë në botë”. Të preokupuar nga magjia e folklorit bullgar shumë të huajë u përfshin dhe u kapën dorë për dorë me valltarët bullgarë. Më se 30 vjet Hristo Stankovi është pedagog në Liceun Italian në Sofje. Në vitin 1991 themeloi Qendrën e Artit Folklorik Bullgar “Nestija”. Pranë saj u krijuan shumë shkolla në mbarë vendin.

“Krenohem, se isha njeri nga të parët, që në kopshtet bullgare të fëmijëve organizuam shkolla të valleve popullore bullgare – tregon Hristo Stankov. – Aktualisht më se 1200 fëmijë nga mbarë vendi mësojnë lëvizjet dhe figurat e valleve bullgare. Kohët e fundit zgjeruam veprimtarinë duke krijuar shkolla të këndimit popullor, të veglave popullore dhe të teatrit. Përpiqemi të rimëkëmbim zanatet e vjetra bullgare. Filluam me qëndisjen, sepse ky lloj artizanati u qëndron më afër fëmijëve. Është tepër e vështirë, sepse fëmijët e sotëm kanë interesa të llojllojshme. Para vitesh, që të rilindim interesin ndaj folklorit bullgar nisëm fushatën kombëtare “Ta ndezim dhe ta ruajmë shkëndijën e zjarrit bullgar”. Pse po them “zjarr”? Zjarri është shpirti, ai është brenda në zemrën e secilit. Ja përse zgjodhëm emrin “Nestija”, gjë që vjen nga fjala e vjetër trake për zjarrin. Detyra jonë është të ndezim zjarrin te fëmijët, te të rinjtë, edhe te më të rriturit, që të mbajmë të gjallë dashurinë ndaj gjithçka që është bullgare, ndaj folklorit bullgar.”

Më se 12 vjet më radhë Hristo Stankovi organizon festivale folklorike me pjesëmarrje ndërkombëtare. Qëllimi i tij është të sigurohen mundësi, që të rinjtë të shfaqin talentin e tyre. Ato festa të artit organizohen pothuajse në mbarë vendin gjatë tërë vitit. Me rëndësi të madhe janë forumet e artit “Perla bregdetare”, që organizohen në një sërë pushimoresh bullgare. Në skenë bashkë me grupet bullgare prezantohen edhe grupe nga Moldavia, Letonia, Gjeorgjia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Sllovenia, Italia, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe nga shumë vende të tjera.

Në skenë prezantohen edhe grupe të huaja.

“E hartuam një kalendar të shfaqjeve folklorike me idenë, që të rinjtë të disponojnë skenë për prezantimin e talentit të tyre – shpjegon Hristo Stankov. – Në ato forume përveç grupeve bullgare, paraqiten edhe shumë miq nga vende të ndryshme të botës. Konkurset, që organizojmë kanë edhe element arsimor, të kujtojmë dhe të ruajmë traditat tona. I tillë është për shembull konkursi “Vera dhe dashuria”. Në kuadrin e tij bëjmë një lidhje midis ditës bullgare kushtuar vreshtarisë dhe verës Trifon Zarezan dhe festës së dashurisë Shën Valentin, sepse dashuria është në thelbin e të gjitha arritjeve njerëzore. Një javë para Pashkëve, Ditën e Ngjalljes së Llazarit organizojmë një konkurs midis grupeve të vashave të quajtura “llazarki”. Kështu mbajmë të gjallë një nga ritet më të bukura të vajzave. Në të kaluarën konsiderohej, se vasha që nuk ka qenë “llazarka”, nuk mund të martohet. Para Krishtlindjeve organizojmë edhe konkurse të grupeve të kolendarëve. Atëherë djemtë kolendarë konkurrohen në këndimin e kolendrave. Një interes i veçantë tregohet ndaj konkursit “Pjetri Dinak”, i cili gjithnjë është mbi ndonjë temë humoriste. Bullgari posedon një ndjenje të hollë humori. Kështu dëshirojmë t’i kujtojmë publikut, se traditat popullore nuk duhet të harrohen.”

Si koreograf dhe udhëheqës artistik i grupeve të vallëzimit, Hristo Stankovi ka organizuar më se 200 turne jashtë shtetit në Evropë, Kanada, Jordani, Liban, në ish republikat sovjetike. Kudo folklori bullgar është i mirëpritur.

“Të gjithë vendet e Evropës së bashku nuk kanë një folklor aq të pasur si ai bullgar – është kategorik Hristo Stankovi. – Krahinat etnografike të Bullgarisë jo vetëm që dallohen për nga kostumet kombëtare, por ndryshohen edhe këngët dhe vallet e tyre, sikur iu përkisnin shteteve të ndryshme. Vallet dhe këngët e krahinave folklorike të Bullgarisë nuk mund të krahasohen as për nga temperamenti, as për nga ritmi. Kështu që kjo është një nga pasuritë e folklorit bullgar – larmia e tij.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Rumjana Cvetkova

По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD