Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minidiskotekë

Nora Karaivanova dhe Biser Ivanov
Foto: arkiv

Kënga e re e Nora Karaivanovasë quhet “Syza pembe”. Ky është projekti i dytë me të dashurin e saj, kitaristin Biser Ivanov. Së bashku mund të dëgjohen në skenat e klubeve të natës. Ylli i ka shndritur Norës në programin televiziv “Music Idol”, por rruga e saj muzikore filloi më herët. Si fëmijë ajo këndoi në Formacionin “Patilanci” në qytetin e Gorna Orjahovicës. Nora fitoi çmimet e disa konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht talentja e re është studente në degën “Këndim pop dhe xhaz” pranë Akademisë Muzikore të Sofjes.

© Foto: dobrinite.com

Bllagovest Zerliev dhe Iskren Pecov

Në skenë u ngjit një duet i ri – Iskren dhe Bllagovest. Bëhet fjalë për vokalistët e grupeve “Latinopartizani” dhe “Atlas” – Iskren Pecov dhe Bllagovest Zerliev. Të dytë ndajnë të njëjtin pasion – muzikën e “Beatles”. Ideja e tyre fillestare ishte të incizojnë një album me këngë të Xhon Lenonit dhe Pol McCartney-it. A do të realizohet ky projekt – vetëm koha do të tregojë...

© Foto: slusham.com

Nedeljana Hristova

Në fillim të gushtit në Teatrin Veror të Burgasit u zhvillua Konkursi Tradicional për Këngë të Re Bullgare – “Burgasi dhe deti”. Në vend të dytë u klasifikua “Kënga e vogël për dashuri” në interpretim të këngëtares së re Nedeljana Hristova. 22-vjeçarja studion në degën “Këndim pop dhe xhaz” pranë Akademisë Muzikore të Sofjes. Akoma si fëmijë Nedeljana u dallua në disa konkurse muzikore në Dominikanë, Poloni, Rumani dhe Gjermani. Ajo bëri publikun për vete me interpretimin “Këngën e vogël për dashuri”.

© Foto: Facebook

Grupi “Delta Roosters”

Dashuria ndaj blues-it grumbulloi katër muzikantë bullgarë në grupin “Delta Roosters”. Cilët janë ata? Mësojmë nga vokalisti i grupit – Anton Serkexhiev: “Grupi ekziston më se një vit e gjysmë. Së pari ishim vetëm me kitaristin Petër Georgiev. Pas pjesëmarrjes në Takimet Blues të Sofjes formuam një grup me muzikantin Mihail Shishkov i cili i bie kitarës tipike për stilin blues – “dóbro”. Muzikanti i katërt është Eero Turka nga Finlanda i cili është martuar në Bullgari dhe i bie harmonikës. Grupi ynë ekzekuton kompozime të stilit delta blues. Kompozojmë edhe në stile të ndryshime si swing, rok and roll dhe boogie-woogie. Marrim pjesë në shumë festivale si në “Ditët e Çikagos në Sofje.”

© Foto: arkiv

Grupi “D2”

Për here të pestë me radhë zhvillohet konkursi për grupe pop dhe rok nga shkollat bullgare. Iniciativa është e muzikantëve të grupit “D2”. Një nga këngët e tij më të dëgjuara është “Në skaj”. Sipas rregullave të konkursit grupe prej të paktën tre nxënësve mund të dërgojnë kompozimet e tyre deri më 14 shtator. Pas kësaj do të vijë votimi elektronik dhe koncerte me pjesëmarrjen e pesë finalistëve. Në finalet grupi “D2” do të përcaktojë grupin më të mirë shkollor për vitin 2013. Çmimi i madh i konkursit është regjistrim i këngës në studio profesionale dhe xhirim i spotit.

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova në një nga koncertet e saj në vitin 2024

Ylli i muzikës pop bullgare Lili Ivanova do të këndojë para publikut të Plovdivit

Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..

botuar më 25-11-15 4.40.PD

Për Shën Cecilian – një koncert në kujtim të organistit virtuoz Janko Marinov

Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..

botuar më 25-11-14 2.00.MD
Janka Rupkina

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare – “Kalimanku Denku” – një perlë në krijimtarinë e këngëtares Janka Rupkina dhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal

botuar më 25-11-14 6.05.PD