Vjet të dhënat statistikore tregojnë se në 1130 vendbanime në Bullgari popullsia ka qenë nga 1 deri në 29 veta. Në të ardhmen disa nga këto do të bien në listën e vendbanimeve të shpopulluara.
Shtëpitë boshe në vend hapen përpara syve një pamje të tmerrshme. Në fund të vitit të kaluar u regjistruan 172 fshatra të papopulluara që fshatra u fshinë nga karta e Bullgarisë. Numri i tyre është duke rritur. Çdo i pesti banor në Bullgari është i moshës mbi 65 vjeç që përbën 19.2 për qind nga popullsia. Numri i fshatarëve të populluara ra nën 2 mln veta. Vetëm gjatë 2012-ës nga karta e Bullgarisë u zhdukën 24 fshatra. Ekspertët nga Instituti i Hulumtimeve të Popullsisë dhe Njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave janë të mendimit se numri i vendbanimeve të shpopulluara tejkalon 500. Rrethet ku regjistrohet vdekshmëria më e lartë janë Vidin, Montana dhe Vraca, d.m.th. Veriu i Bullgarisë. Shumë fshatra janë duke u shpopulluar në rrethet Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe në rajonin e maleve Rodope. Buzë kufirit të Greqisë, ku është Ivajllovgrad, gjenden disa fshatra të cilat a janë të shpopulluara tërësisht, a janë pothuajse të shpopulluara. Pleqtë kanë vdekur, kurse të rinjtë kanë ikur.
Znj. Hristina Kypekçieva është nëpunëse bashkie e fshatrave Dolno Lukovo dhe Meden Buk në rrethin e Ivajllovgradit. Ajo rrëfen për historinë e trishtuar në këto vendbanime. Andej bile zogjtë s’bëjnë fole. Rrugët janë plot e përplot me barëra të këqija dhe nuk duken fare gjurmët e njeriut.
“Popullsia e fshatit Dolno Lukovo numëron 80 veta – bën me dije nëpunësja e bashkisë. – Shumë prej tyre janë të moshës nga 50 deri në 70 vjeç. Merren me bujqësi dhe kultivojnë kryesisht duhan. Të rinjtë janë shpërngulur nëpër qytetet ose janë emigruar jashtë vendit. Rreth dhjetë veta punojnë në Greqi dhe Qipro. Disa rikthehen në vend, por të tjerët mbeten andej. Shumica e shtëpive në fshat janë të lëna pas dore. Me kalimin e kohës këto shtëpi shkatërrohen. Popullsia e fshatit Gorno Lukovo numëron dy veta, në Çerna çerkva ka vetëm një banor, ndërsa në Zhëlti çal s’ka njeri. Në fshatin Meden buk banojnë 40 pleq.”
Rajoni i Bullgarisë Juglindore filloi së shpopulluari në masë pas ndryshimeve në ekonominë e tregut, d.m.th. kur u mbyllën ndërmarrjet e vogla dhe rina iku në kurbet a nëpër Bullgarinë, a jashtë vendit.
“Një nga problemet është se në fshatra nuk funksionojnë shkollat – thotë nëpunësja e bashkisë. – Normalisht se familjet e reja do të vendosen në qytet ku t’i çojnë fëmijët në shkollë. Shkolla më e afërt gjendet në 31 km larg fshatit. Më vjen keq, sepse natyra këtu është shumë e bukur dhe e përshtatshme për banim. Rinia kthehet vetëm në kohën e pushimeve për të shijuar freskinë e malit dhe për të bërë peshkim.”
Në Dolno Lukovo nuk ka internet që e bën të vështirë komunikimin. Fshati ngrihet lartë në mal. E mira është se nuk ka rrezik për stuhi dhe përmbytje. Në ditët festive banorët shkojnë në kishën vendase, e cila është ndërtuar në vitin 1806 dhe luten për kohëra më të mira.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografia: arkiv
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..