Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masha Belmustakova – legjenda e Bullgarisë Veriperëndimore

Masha Belmustakova është një prej këngëtareve të para popullore me repertor nga krahina veriperëndimore folklorike të Bullgarisë, në vitet kur ishte krijuar Radioja Kombëtare Bullgare.

Ka lindur më 18 gusht të vitit 1906 në fshatin Borovan të komunës Bjalla Sllatina. Emri i saj i vërtet është Marishka Bosashka, ndërsa mbiemrin Belmustakova e pranon pas martesës. Dikur në fshatin Borovan familjen Bosashki e quanin “fisi zëëmbël”. Këngët që interpretonte Masha i kishte mësuar nga gjyshja e saj Jona dhe nga nëna e vet Ivanka Bosashka. Një pjesë prej këtyre këngëve folkloristi bullgar Vasil Stoin i ka mbledhur dhe i ka botuar në përmbledhjen e tij me tekste të këngëve popullore “Nga lumi Timok deri në lumin Vit”, botuar në vitin 1927. Qysh në moshë të re këngëtarja ka ikur nga fshati i lindjes dhe ka ardhur në Sofje, ku ka punuar si shërbëtore në familjen e profesor Azmanovit. Dhe gjithmonë kur ka punuar ka kënduar këngët e saj nga Bullgaria Veriperëndimore.

Masha Belmustakova

© Foto: arkiv

Karriera e Masha Belmustakova si këngëtare fillon në vitin 1936 pas një takimi të rastit me drejtorin e parë të Radios Bullgare Sirak Skitnik. Në Fondin e artë të Radios ruhet tregimi i saj për atë kohë. “Kam lindur në fshatin Borovan dhe jam martuar me birin e profesor Belmustakov. Një vit vajtëm për pushime në qytetin bregdetar Varna. – tregonte Masha Belmustakova. – Unë jam mësuar të këndoj pandërprerë, sepse edhe nëna ime ishte këngëtare, edhe teta ime Mara Mijateva ishte këngëtare dhe artiste. Dhe kështu në Varnë unë isha në dhomën time dhe këndoja kur dëgjova se ra zilja. Hyri një njëri dhe më pyeti ku këndoj, kurse unë i thash se nuk jam këngëtare. “Ju jeni një këngëtare e kulluar – tha ai dhe më dha kartëvizitën e tij qe ta gjej në Sofje. Kur u kthyem nga pushimet vajta në Radion dhe prej atëherë e deri më sot këndoj këngë popullore.”

Disa vjet më vonë në vitin 1939 ajo bën një turne në Serbi ku jep 50 koncerte në qytete të ndryshme dhe bën incizime në Radio Beograd dhe kudo e quajnë “Bukuroshja bullgare” për shkak të interpretimeve të saj të këngëve popullore bullgare dhe serbe dhe të “sevdalineve” boshnjake (këngë tradicionale dashurie nga folklori qytetar). Këndon edhe në Radiostacionet e Zagrebit, Lubjanës, Berlinit, Drezdenit dhe Lajpcigut. Bëhet shumë e njohur dhe ndaj saj shfaqin interes disa firma të pllakave të gramafonit – “Arfa”, “Ballkan” “Simonavia”, “Mikrofoni”... Për një kohë të shkurtër incizon afro 70 këngë me të cilat fiton simpatitë dhe dashurinë e dëgjuesve. Zëri i saj i butë rrjedh lirisht, kurse këngët janë me karakter të ndryshëm – këngë dashurie, humoristike, historike. Në Institutin e Muzikologjisë të Akademisë Bullgare të Shkencave Masha Belmustakova ka sjellë 250 këngë nga Krahina e Bjalla Sllatinës.

Me këngët popullore nga fshati Borovan në vitin 1954 Masha Belmustakova hyn në grupin folklorik “Kënga jonë”, në të cilin grup ishin përfshirë këngëtarët më në zë popullorë bullgarë të asaj kohe – Boris Karlov, Boris Mashallov, Gyrgja Pinxhurova, Mita Stojçeva, Lalka Pavlova, Radka Kushleva. “Në këtë grup këndova shumë vite – tregonte këngëtarja. – Shpesh herë me këngët e mia i kam sjellë lot në sytë e publikut dhe njerëzit më thoshin “Sikur këndon për mua personalisht”.

Masha Belmustakova u nda prej nesh në moshë 86 vjeç. Rrugën e saj profesionale sot e ndjekin dy vajzat e motrës së saj Nadka Panovska dhe Milka Panovska. Vëllai i saj Ceno Bosashki dhe e bija e tij Veneta kanë fituar shumë herë çmime në festivalet folklorike. Masha Belmustakova ka merita të mëdha për formimin muzikor të këngëtarit tjetër të njohur nga fshati Borovan – Ivan Panovski, i cili ka në repertorin e tij disa këngë të Mashës.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Valja Bozhillova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD

B.T.R. me koncertet e para në Tokio dhe Honolulu

Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..

botuar më 25-02-04 6.15.PD