Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizitat e ministrit të jashtëm bullgar Kristian Vigenin në Nju Jork dhe Bruksel – nën shenjen e Sirisë

Foto: BGNES
Sovajka e ministrit bullgar të punëve të jashtme Kristian Vigenin këto ditët e fundit në SHBA dhe Bruksel kaloi nën shenjen e Sirisë. Konflikti në Siri dhe kriza e rendë humanitare si rrjedhojë e fluksit klandestinësh në rritje, në këtë numër edhe në Bullgari, ishte aksent i takimeve dhe bisedimeve të ministrit Vigenin në OKB-në dhe në institucionet evropiane. Bullgaria mirëpriti Rezolutën 2118 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për asgjësimin e armëve kimike në Siri, si dhe nismën për organizimin në afate më të shkurtra të një Konference të Paqes në Gjenevë. Kjo do të ndihmojë për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, do të parandalojë viktima të reja dhe do t’u lejojë klandestinëve të kthehen në vendlindjet e tyre.

“Bullgaria e ndjek me vëmendje çështjen – komentoi në Sofje ministër Vigenin. – Siç thashë edhe përpara partnerëve tanë nga regjioni, edhe në takimet e mi me përfaqësues të SHBA-së ne jemi gati, sipas mundësive tona, të mbështetim këtë proces. Më tepër, se Bullgaria është anëtare e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Përveç kësaj vendi ynë ka interes qe në këtë rajon të ruhet paqja. Jo vetëm, sepse kjo u ofron mundësi njerëzve që banojnë atje të kthehen në shtëpitë e tyre, por dhe lidhjeve ekonomike. Por para se gjithash ia jep Bullgarisë shansin të zgjidhë një prej problemeve të saj aktuale – dhe pikërisht fluksin e klandestinëve.”

Prej janarit deri në shtator të këtij viti numri i njerëzve që kërkojnë strehim në Bullgari është rritur 10 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Aktualisht klandestinët në Bullgari janë mbi pesë mijë dhe i tejkalojnë mjaft mundësitë teknike dhe financiare të vendit tonë. Vargu takimesh dhe bisedimesh të ministër Kristian Vigeninit në Parlamentin Evropian dhe në Komisionin Evropian i ishin nënshtruar idesë për kërkimin e përkrahjes ndërkombëtare për Bullgarinë në përballimin e këtij problemi. Bullgaria pret të arrihet marrëveshje për rritjen e mjeteve ti caktuara asaj nga euro-fondi “Strehim dhe migrim” për periudhën 2014-2020. Javën e ardhshme ministri i brendshëm Cvetlin Jovçev do të bëjë një propozim konkret e të arsyetuar për rindarjen e këtij fondi dhe një kërkesë për rritjen e shumës – tha ministri i jashtëm Kristian Vigenin. Sa do të na livrojnë nga BE do të varet nga raporti i ekspertëve evropianë pas misionit të tyre në Bullgari, Greqi dhe Qipro në lidhje me fluksin e refugjatëve.

“Problemi rrjedh nga fakti, se buxheti i BE-së në përgjithësi është pakësuar dhe përkatësisht edhe ky fond është pak i ulur – shtoi Kristian Vigenin. – Mjetet në të janë pak mbi 10 milionë euro. Por në të gjitha rastet ne do të kërkojmë një shumë më solide, duke e arsyetuar kërkesën tonë me llogaritjet përkatëse.” Ministër Vigenin komentoi paraprakisht dhe propozimin e bërë nga Partia nacionaliste “Ataka” për neutralitet të Bullgarisë në rast konflikti ushtarak në Siri. Votat e partisë nacionaliste në sallën plenare janë vendimtare për mandatin e qeverisë aktuale. Por sipas Kristian Vigeninit me sa duket, pozitat e Partisë Socialiste Bullgare dhe Partisë “Ataka” mbi problemin sirian ndryshohen në situatën e sotme.

“Bullgaria s’mund të ketë neutralitet ndaj një problemi, i cili na prek në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përkundrazi – ne duhet të përfshihemi aktivisht në zgjidhjen e këtij problemi, doemos sipas mundësive të vendit – është kategorik ministri Vigenin. – Për shembull, mund të përkrahim Misionin e OKB-së për ndalimin e armëve kimike në Siri. Mund të përfshihemi edhe në rimëkëmbjen e vendit pas ndërprerjes së veprimeve luftarake, si dhe të ndihmojmë për zgjidhjen e problemeve të tjera të regjionit përfshirë dhe për bisedimet direkte midis Izraelit dhe Palestinës. Do të them akoma një herë, se nuk mund të jemi neutralë, sepse afërsia jonë gjeografike me Lindjen e Mesme është mjaftë e vogël dhe problemet atje reflektojnë edhe mbi ne. Kështu qe sa më shumë do të gjenden zgjidhjet atje, aq më mirë do të jetë edhe për ne këtu.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD