Në kuadrin e tri ditëve, prej 3 deri më 5 tetor, qyteti Plovdiv mbledh emra të njohur të xhazit nga Bullgaria dhe nga vende të tjera. Shkaku i kësaj është edicioni i IX i Festivalit “Mbrëmje të xhazit në Plovdiv”. Ndër pjesëmarrësit e sivjetshëm janë Xhef Bërlin, Randi Brekër, Zhan-Luk Ponti, Airto Morejra, Bili Kobëm etje. Drejtor artistik i Festivalit është fyelltari i njohur bullgar Theodosij Spasov. Aktiviteti është një pjesë prej “Sallonit të arteve të vjeshtës – 2013”.
“Sivjet “Mbrëmjet e xhazit në Plovdiv” i gëzojnë adhuruesit e tyre me një program shumë interesant e të larmishëm – tregon menaxheri i Festivalit Ivan Minçev. – Sipas traditës Festivali hapet gjithmonë me interpretimin e ndonjë muzikanti nga Plovdivi. Edhe sivjet festivali do të hapet nga grupi D-TAILZ– një projekt i pianistit tonë Milen Kukosharov. Pjesat që do të interpretojnë muzikantët janë kompozuar nga Mileni dhe interpretohen për herë të parë. Mbrëmja do të vazhdojë me interpretimet e Trios kubane “Ramon Vale Trio”, në të cilën janë përfshirë Ramon Vale – piano, Ernesto Simpsën – bateri dhe Omar Kalvo – kontrabas. Muzikantët e kësaj trioje prej kohe jetojnë në Evropë dhe kanë dhënë koncerte në të gjitha festivalet ndërkombëtare të xhazit.”
Më 4 tetor Festivali “Mbrëmje të xhazit në Plovdiv” vazhdon me koncert të saksofonistit Petër Momçev dhe formacionit të tij “OPUS-4”. Në të cilin hyjnë edhe Dimitër Karamfilov – piano dhe Borisllav Petrov –bateri. “Kryesor në këtë mbrëmje është projekti ndërkombëtar “Free Flamenko Trio” krijuar nga David Pena Dorantes nga Andaluzia, që është një pianist i mrekullueshëm – shpjegon Ivan Minçev. – Në Trion është përfshirë dhe fenomeni i xhazit kontrabasisti Reno Garsia Fons. Interpretuesi i tretë është fyelltari bullgar Theodosij Spasov. Në disa prej interpretimeve përfshihet dhe Havier Benitez Rubio – perkusione.”
LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..
Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..