Sivjet Festivali “AmBul” u zhvillua prej 6 deri më 13 tetor. Edicioni i 13 i këtij aktiviteti bashkoi muzikantë të stileve dhe brezave të ndryshëm. Forumi u hap me koncert të Trios “Ardenca”, një formacion i Fondacionit me të njëjtin emër. Daniela Dikova, kryetare e Fondacionit dhe instrumentiste në Trion tregon: “Ne jemi Trio “Ardenca”, unë jam pianiste, Xhefri Dijn i bie violonçelit, kurse Galina Kojçeva është violiniste. Qëllimi i fondacionit tonë është të përkrahë muzikën e dhomës dhe traditat bullgare në këtë fushë. Projektet kryesore ndërkombëtare që i përkrahim janë “Viva piano” – një konkurs për pianistë-amatorë, projektin për muzikë etno “Muzika nën qiellin e malit Rila” dhe Festivalin “AmBul”. Ky festival është themeluar nga Xhefri Dijn në vitin 1998 si Javë e Kulturës Muzikore në Bullgari, tani është një pjesë prej programit të Bashkisë së kryeqytetit në përkrahje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës në vitin 2019”.
Padron nderi i Festivalit ishte ambasadorja e SHBA-së në Bullgari zonja Marsi Rijs. Programi i edicionit të 13 të Festivalit “AmBul” ishte shumë i larmishëm. Ndër pjesëmarrësit ishin Kiuntet i veglave frymore “Windart”, Kuarteti harqesh “Frosh”, etno-duo Hogstadius/ Novakoviç (Suedia/Sllovenia) e tjerë. Mbrëmja e tretë e Festivalit “AmBul” iu kushtua dueteve. Një prej tyre ishin Gjeorgita Bojaxhieva – violonçel dhe Atanas Karafezliev – cug-trombon.
“Festivali “AmBul” tashmë është bërë një emblemë e muzikës së re në Bullgari – tregon Atanas Karafezliev. – Njëri prej shkaqeve për formimin e duosë sonë është Xhefri Dijn. Një rol të rëndësishëm kishte dhe kompozitori Nikolaj Badinski, i cili përpara disa muajve kompozoi për ne veprën “Fryma e Ibsenit në fjordet norvegjeze” për cugtrombon dhe violonçel, kurse ne e prezantuam në Festivalin e përvitshëm “Muzika e re bullgare”.
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..