Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndahet nga jeta maestro Hristo Nedjallkov

Hristo Nedjallkov
Foto: BGNES
Në moshën 81-vjeçare u nda nga jeta akademiku Hristo Nedjallkov, themelues dhe kryedirigjent në Korin e Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare. E gjithë jeta e tij profesionale ishte lidhur me Radion Kombëtare Bullgare ku Hristo Nedjallkov punonte që nga viti 1956. Nën dirigjimin e tij Kori i Fëmijëve i Radios ka dhënë mbi 2 mijë koncerte në më se 30 vende në katër kontinente. Mijëra bullgarë të talentuar kanë qenë nxënës të maestros Hristo Nedjallkov dhe shumë prej tyre janë bërë muzikantë të njohur. Hristo Nedjallkov është autori i 400 veprave për kore për fëmijët e femrat. Gjatë 2002-ës Federata Evropiane e Koreve ia dha akademikut bullgar titullin “Ambasadori i Kulturës Evropiane”.

Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të moderuar

Shoqëria bullgare është në nivelin mesatar evropian për sa i përket konsumit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Kjo tregohet nga të dhënat nga një anketë përfaqësuese kombëtare e kryer nga agjencia Alpha Research në..

botuar më 25-08-02 3.05.MD

Po festojmë 122 vjet nga Kryengritja e Ilindenit

Në zonën Predella, më 2 gusht, do të shënohet 122-vjetori i shpërthimit të Kryengritjes së Ilindenit me një ceremoni vendosjeje kurorash dhe lulesh para monumentit “Ilindeni”. Bashkia e Razllogut njofton se ceremonia do të mbahet me pjesëmarrjen e një..

botuar më 25-08-02 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës, do të jetë kryesisht me diell, rreth dhe pas mesditës me vranësira. Kryesisht në rajonet malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore, do të ketë shi dhe..

botuar më 25-08-01 7.35.MD