Në lidhje me zgjedhjet lokale në Kosovë me datën 3 nëntor ministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj dha një intervistë për median tonë. U vënë në dukje tre çështje: pjesëmarrja e serbëve në veri të Kosovës në procesin e vijueshëm zgjedhor, roli i Bullgarisë në proceset e Ballkanit dhe raportet Bullgari-Kosovë.
“Bullgaria mund të llogaritë në Kosovë si një partner dhe vend stabil në mbështetjen e agjendës integruese evropiane dhe në të njëjtën kohë në relacionet bilaterale Bullgari-Kosovë. Ne jemi shumë mirënjohës Bullgarisë për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe pavarur. Marrëdhëniet politike janë të shkëlqyera dhe marrëdhëniet diplomatike janë të fuqishme. Ne dëshirojmë që të ketë sa më shumë bashkëpunim ekonomik dhe bashkëpunim tregtar”, përgjithësoi marrëdhëniet dypalëshe ministri Hoxhaj.
Po të doni të dëgjoni të gjithë intervistën me ministrin Hoxhaj, klikoni mbi ikonën AUDIO.
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..