Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët e shtyjnë përpara qytetin e Svishtovit

Foto: uni-svishtov.bg
“Të rinjtë janë motor”... Mund të vazhdojmë: të ndryshimit, të përparimit, të proceseve shoqërore... Por, a nuk tingëllon kjo si ndonjë parullë nga e kaluara jonë socialiste ose si një frazë e vjetërsuar nga përdorimi i shpeshtë dhe i tepërt? Me rrezik të hyjmë në klishe, do të them se, kjo është një e vërtetë 100% për qytetin Svishtov.

Kur vjen vjeshta dhe me të dhe viti i ri akademik, qyteti buzë lumit Danub zgjohet dhe fillon të jetojë me një rritëm të ri, të diktuar nga të rinjtë, të ardhur nga i gjithë vendi, bile dhe nga jashtë, që të mund të pushtojnë majat shkencore. Dhe kështu qyteti bëhet një qendër rinor.. Nga popullsia rreth 30 mijëshe, një e treta janë pikërisht studentët. “Jo rastësisht ne themi se, qyteti Svishtov “lulëzon” jo gjatë majit, por gjatë shtatorit, kur vijnë studentët”, bën shaka zëvendëskryetari i bashkisë, z. Pllamen Aleksandrov.

Pas disa ditësh, më 8 nëntor, të rinjtë dhe pedagogët e tyre nga Akademia Ekonomike “Dimitër Cenov” do të marrin pjesë në ceremoninë festive në lidhje me festën e shkollës. Në po të njëjtën datë në vitin e largët 1936 mbreti Boris III nënshkroi një ligj, në të ishte shkruar: “Në qytetin Svishtov, hapet shkolla e lartë tregtare nën emrin “Dimitër Cenov”, me qëllim t’u japë dije teorike dhe aplikuese mbi degët e veçanta të shkencave

© Foto: Rumjana Cvetkova

Vatra e parë bullgare “Elenka dhe Kiril Avramovi – v. 1856” në qytetin e Svishtovit
ekonomike.” Krijimi i shkollës së lartë tregtare i ka rrënjët e veta akoma në historinë rilindëse të qytetit. Gjatë periudhës së Rilindjes ai u afirmua si një qendër e rëndësishme tregtare dhe si vatër e bullgarëve atdhedashës. Tregtarë përparimtar ëndërruan se qyteti Svishtov të masë vëllimin e vet ekonomik, kulturor dhe shpirtëror me më të vlefshmet në Evropë. Kështu lindi tradita e dhurimit për nevojat e arsimit. Gjatë vitit 1912 sipërmarrësi i njohur Dimitër Conev dorëzoi të gjithë pronësinë e vet për hapjen dhe mirëmbajtjen e shkollës së lartë tregtare në qytetin Svishtov.

Në ditët tona Akademia Ekonomike është anëtare e Asociacionit të Universiteteve Evropiane dhe të Asociacionit të Universiteteve Ekonomike nga Evropa Juglindore dhe regjioni i Detit të Zi. Në të, të rinjtë studiojnë degë të ndryshme ekonomike: financa, llogari, marketing, marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, ekonomi të turizmit, ekonomi agrare e të tjera. Krahas me bullgarët arsimohen dhe maqedonas, bullgarë të Ukrainës, dhe të rinj nga disa shtete arabe. Që të gjithë ata i japin pamje qytetit dhe diktojnë drejtimin e zhvillimit të tij.

“Për shembull në Svishtov nuk do të shikoni një transport urban. Kjo vjen nga studentët. Por, kaq shumë taksi sa ka në Svishtov, nuk do të gjeni në asnjë vend tjetër – sqaron Pllamen Aleksandrov. – Itinerari më i shtrenjtë i taksisë këtu kushton 1 euro. Prandaj, në qoftë se e shikoni qytetin nga lart, do të shikoni se është zverdhur, kaq shumë taksi ka. Firmat e taksive në Svishtov fitojnë jo nga çmimet, por nga qarkullimi, sepse ato përdoren vazhdimisht. Gjithmonë kam bërë çudi, kur shkoj në një qytet tjetër dhe shikoj se, një dyqan i madh ushqimor në orën 22 ka mbyllur. Te ne një dyqan i tillë punon ditë e natë, sepse studentët kanë nevojë të bëjnë pazar. Por si bëhet pazar natën? E merr në telefon taksinë, porosit atë që të duhet, shoferi bën pazarin dhe ta sjellë në adresë bashkë me faturën. Paguan shumën “kolosale” prej 1 euro sipër dhe çdo gjë vazhdon sepse nuk ka kohë për t’u humbur. Sa i përket ekonomisë, do t’ju jap këtë shembull: buxheti i bashkisë është rreth 9 milionë euro. Qarkullimi të cilin e bëjnë studentët është 25 12,5 milionë euro. Në sajë të tyre funksionon e gjithë sfera shërbyese në qytet. Jo rastësisht ne themi se, qyteti “lulëzon” jo gjatë muajit maj, por gjatë shtatorit, kur vijnë studentët. Prandaj dhe pjesa më e madhe nga punësimi është në këtë sferë. Kështu është menduar të funksionojë qyteti, pas asnjëfarë industrie të rëndë, por të merret me rritjen e vreshtave, të bëjë një verë të mirë, të funksionojë nëpër lumë dhe të shërbejë kampusin e studentëve. Diçka si Hajdellberg”.

Qyteti Svishtov nuk është ndonjë oazë në Bullgari, por prapë së prapi papunësia këtu është më e ulët nga mesatarja për vendin, pohon z. Aleksandrov. Përveç se tek sfera e shërbimit, qyteti është mbështetur edhe mbi zhvillimin e turizmit kulturor. Me mjete evropiane (afro 3 milionë euro) në kuadër të Programin Operativ “Zhvillim Regjional 2007-2013”, bashkia rivendos dhe do ta popullarizojë qytetin antik Nove, i cili gjendet rreth 3-4 kilometra larg. Pritjet janë që në pranverë ai të fillojë të tërheqë akoma më shumë turistë. Kurse një pjesë nga banuesit e qytetit kalojnë çdo ditë përmes Danubit, që të shkojnë në punë në zonën industriale në Zimniç, pronë e njërit prej rumunëve më të pasur – Jon Nikollae. Ai është shpallur për qytetar nderi i qytetit Svishtov, sepse realizoi një ëndërr të vjetër të njerëzve nga të dyja brigjet e lumit të kenë lidhje midis tyre, duke ndërtuar krejtësisht me investim të vet një kompleks trageti. Lidhja lundruese midis Svishtovit dhe Zimniç përdoret jo vetëm nga punonjësit për transportim të ngarkesave, por edhe nga studentët, të cilët shkojnë deri te disko-klubi i madh në bregun rumun, po kështu pronë e pasanikut rumun.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD