Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Firmat bullgare dhe punësimi i krahut të lirë të punës

Foto: BGNES
Gjatë katër vjetëve të fundit zënia e krahut të punës në Bullgari është objekt i një sondazhi nga ana e Shoqërisë Ndërkombëtare të Konsultimeve “Manpower”. Në këtë sondazh, punëdhënësve të anketuar, që janë mbi 750 veta nga tërë Bullgaria, u jepet pyetja:“Si prisni të ndryshohet zënia e përgjithshme e krahut të punës në firmën tuaj në krahasim me tremujorin aktual?”

Në një intervistë dhënë Radio Bullgarisë shefja e Shoqërisë “Manpower” për Bullgari – Nadja Vasileva deklaroi, se sondazhi i tremujorit të fundit të vitit 2013 tregon rezultat pozitiv, d.m.th. punëdhënësit që kanë qëndrim pozitiv ndaj punësimit të punëtorëve të rinj tejkalon 4 për qind numrin e atyre që janë prirë të reduktojnë krahun e punës. Kjo, sipas zonjës Vasileva, është një rezultat relativisht i mirë në krahasim me disa vende të tjera anëtare të BE-së siç janë Italia, Greqia, Irlanda dhe Spanja, ku punëdhënësit nuk kanë qëndrim aq pozitiv.

Në cilët sektorë vihen re mundësi më të favorshme për punësim të personelit të ri?

“Mundësitë më të favorshme janë në sektorët e prodhimit, financave dhe biznes-shërbimeve, si dhe në sektorin e ndërtimit, jo vetëm në ndërtimin e godinave të reja por dhe në sferën e meremetimit të ndërtesave ekzistuese, të transportit, magazinimit dhe komunikacioneve – thotë Nadja Vasileva. – Në këto sfera punëdhënësit kanë qëndrime më pozitive, deri sa në sferën e hoteleve, restoranteve, minierave dhe në disa sfera të tjera, tendencat pozitive janë disi të ulura.”

Tendencat më pozitive për punësim të punëtorëve të rinj gjatë tremujorit të fundit vihen re në Sofje dhe Plovdiv. Në kryeqytet pjesa e punëdhënësve që kanë qëndrim pozitiv ndaj punësimit të personelit suplementar tejkalon me 12% ata që janë prirë të reduktojnë personelin. Në Plovdiv janë 8%.

Ku pozicionohet Bullgaria sa i përket punësimit të përkohshëm dhe punës nga distanca?

“Për sa i përket punës nga distanca, pagimit ditor, dhe punësimit të përkohshëm, sipas meje, kemi mbetur prapa – tregon Nadja Vasileva. – Këto janë tre prej drejtimeve kryesore në vendet e tjera që ndihmojnë shumë për uljen e papunësisë dhe për rritjen e zënies së krahut të punës. Përveç amendamenteve në legjislacionin, duhet të mendohet seriozisht dhe për zhvillimin e drejtimeve të tjera që mund ta nxjerrin Bullgarinë nga kriza aktuale në tregun e punës. Këta janë arsimi dhe emigrantët, që duhet të orientohen më shpejt dhe të punësohen.”

Sipas zonjës Vasileva, në mjedisin e sotëm ekonomik vihen re një pasiguri e caktuar, mungesa në rritje e talenteve dhe nevojat që po ndryshohen vazhdimisht të punëdhënësve për personel me profesione specifike. Këta faktorë i detyrojnë punëdhënësit të ndërtojnë një strategji serioze për krahun e tyre të punës që do të ndihmojë shumë për prosperitetin e firmës në të ardhmen. Tani për tani një numër i madh punëdhënësish ende punojnë pa strategji të tilla, dhe në se i kanë, ato janë afatshkurtra.”

Çfarë është roli i shtetit dhe i sistemit arsimor në inkurajimin e kualifikimit dhe rikualifikimit të personelit?

“Roli i shtetit është jashtëzakonisht i rëndësishëm por ai realizohet me ritme shumë të ngadalta. Në kushtet e sotme ky rol duhet të jetë shumë dinamik dhe të ndryshohet në varësi nga mjedisi, dhe të orientohet te zgjidhja e problemeve të shumta të tregut të punës – thotë Nadja Vasileva. – Problemi i dorës së parë është si mund të presim brezin e ri ta zërë vendin e tij dhe si t’i zgjidhim kërkesat e tyre për vendet e reja të punës që po hapen. Kurse nga ana tjetër duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe popullsisë më të moshuar, e cila në shumicën e rasteve ka shumë veti dhe aftësi të vlefshme, përgjegjësi dhe disiplinë në vendin e punës, një gjë që takohet rrallë te gjenerata e re.”

Sipas Nadja Vasilevës sistemi arsimor duhet të ketë një mobilitet më të madh dhe të analizojë nëse për një kualifikim të caktuar janë të nevojshme katër vjet, ose kjo mund të bëhet më shpejtë. Shefja e Shoqërisë “Manpower” për Bullgari është e mendimit, se biznesi duhet të jetë i kujdesshëm për sa i përket punësimit të krahut të lirë të punës deri në realizimin e të gjitha këtyre reformave.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Kostadin Atanasov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro bullgare fillojnë më 1 dhjetor

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..

botuar më 25-11-07 5.22.MD

Para vendosjes së euros, njerëzit janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhshme ekonomike

Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..

botuar më 25-11-07 1.52.MD