Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “Shijoni Ballkanin” kërkon produkte ushqimore të kërcënuara me zhdukje

Foto: arkiv personal
“Shijoni Ballkanin” ende është vetëm një urim, se sa ftesë të menjëhershme për kënaqësi kulinare dhe një pjesë prej projektit në zhvillim të Observatorit për Ballkanin dhe Kaukazin me pjesëmarrjen e Organizatës “Slow Food” – Bullgari. Dhe me gjithë këtë, delikatesat kulinare të kërkuara nga projekti mund t’i shijojmë në Ekspozitën “Interfood & Drink” në Qendrën “Interekspo” në Sofje prej 6 deri më 9 nëntor.

Përveç degustimit të produkteve të përgatitura sipas recetave të vjetra Forumi “Shijoni

© Foto: arkiv personal

Ballkanin” ka dhe një objektivë tjetër të rëndësishme – debat për këtë si të shkurtohet distanca nga prodhuesit tradicionalë të ushqimeve deri te konsumatori. Dhe si fermat e vogla dhe prodhuesit e vegjël të bëhen një instrument i qëndrueshëm në rajonet fshatare të Evropës Juglindore. Sipas njërit prej themeluesve të Organizatës “Slow Food”, Pier Sardo për shijen e mirë të ushqimit produktet duhet të blihen direkt nga prodhuesi.

“Slow Food”, që do të thotë “ushqim dalëngadalë”, u krijua si reagim ndaj tendencës moderne të ushqimit të shpejtë. Organizata interesohet dhe ndan kohë të mësojë më shumë për cilësitë e ushqimit, për mënyrën e prodhimit të tij, për njerëzit që e prodhojnë. Motoja e kësaj filozofie është “Ushqim i shijshëm, i pastër dhe i ndershëm”: “I shijshëm – sepse është bërë me produkte cilësore, i pastër – sepse prodhohet në mënyrë natyrore dhe i ndershëm, sepse dëshiron prodhuesit të marrin shpërblim të drejtë për punën e tyre, kurse konsumatorët – çmime të drejta nëpërmjet shkurtimit të rrugës nga prodhuesi deri te klienti – shpjegon Desisllava Dimitrova – konsull ndërkombëtar i organizatës “Slow Food” për Evropën Juglindore dhe Ballkan. – Në përkrahim kontaktin direkt midis tyre dhe këtë e tregojmë në stendin tonë, ende të vogël, ku prodhuesit i shesin produktet dhe hyjnë në kontakt direkt me blerësit.”

© Foto: arkiv personal

Sipas rregullës, kërmilli i vogël, llogoja e “Slow Food” nuk mund të vihet mbi produkt konkret. Por lëvizja i përkrah prodhuesit e ushqimeve cilësore të kërcënuara me zhdukje nëpërmjet sistemit projektesh “Presidium” duke i popullarizuar dhe duke garantuar për cilësinë e tyre. Ndër produktet tradicionale bullgare të përkrahura nga lëvizja janë fasulja e markës “Smiljan”, djathti i gjelbër, sallami “navpavok” nga krahina e Razllogut, lloje të ndryshme bulmetrash. Shkaqet për zhdukjen e produkteve janë të ndryshme, thotë Desilsllava dhe jep shembull me prodhimin e fasules “Smiljan”: “Ai është kërcënuar nga konkurrenca jo lojale. Në malin e Rodopeve nga Nareçen deri në Smoljan në çdo kthesë janë vënë tezga me fasule “Smiljan” por ajo nuk është prodhuar në rajonin ku kultivohet kjo fasule – në fshatrat Smiljan, Belica dhe Arda. Ndoshta është importuar nga jashtë dhe nuk e ka të njëjtën cilësi. Në këtë mënyrë prishet autoriteti i produktit bullgar, bie çmimi i tij dhe prodhuesit nuk mund të marrin një çmim të drejt për punën e tyre.”

Në kuadrin e Forumit “Shijoni Ballkanin” mund të provohet suxhuk dhe pastërma bualli nga qyteti turk Kajzeri buzë Detit të Zi. Sipas Burxhu Gezerogllu nga organizata turke e “Slow Food” për shkak të prodhimit të madh të pastërmasë turke që prej kohës kur turqit kanë qenë nomadë, receta tradicionale tashmë është humbur. Lloji më i njohur është prodhuar në Anadollin Qendror. Në Forum janë prezantuar edhe djathëra interesante nga Turqia, sallame origjinale nga Rumania dhe produkte të tjera.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Maria Dimitrova – Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD

Vesella Rajçinova nga Bat Jam: Ditët kritike për vendime të rëndësishme janë përpara

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..

botuar më 24-10-04 5.10.MD

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD