Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si të kuptojmë qytetërimin?

Sivjet mbushet 180 vjet nga lindja e rilindësit të shquar bullgar Dobri Vojnikov (22 nëntor 1833). Ai ishte pedagog dhe autor pjesësh, po ashtu dhe regjisori dhe dirigjenti i parë bullgar. Edhe sot e kësaj dite veprat e tij janë aktuale.

Dobri Vojnikov

© Foto: wikipedia.org

“Dobri Vojnikov lindi në qytetin Shumen të Bullgarisë Verilindore, i cili në atë kohë ishte qendra e muzikës dhe teatrit bullgar – rrëfen znj. Nora Marçeva, përgjegjëse e shtëpisë muze “Dobri Vojnikov”. – Gjatë revolucionit hungarez (1848-1849) shumë emigrantë nga Hungaria dhe Polonia erdhën pikërisht në Shumen. Aty në vitin 1851 muzikanti hungarez Mihaj Shafran themeloi orkestrën e parë të Bullgarisë, ku interpretonte Dobri Vojnikov. Më pas ai u bë dhe dirigjent i tij.”

Në vitin 1856 në Shumen u dha shfaqja e parë teatrale – sipas komedisë greke “Mihal Mishkoed”, të përgatitur nga Sava Dobroplodni. Në të njëjtin vit u hap dhe vatra e parë kulturore në vend – “Kryeengjëlli Mikail”. Më vonë në skenën e tij u dhanë shfaqjet historike të Dobri Vojnikovit. Në Shumen u themelua po ashtu dhe një nga shkollat laike bullgare, ku mësim kanë dhënë rilindës të shquar. Mes tyre dallohen Stefan Izvorski, Sava Filaretov dhe vetë Dobri Vojnikov. Në periudhën e Rilindjes Bullgare në qytetin e Shumenit mbizotëronte një atmosferë kulturore, e cila ndikoi mbi zhvillimin e bullgarit të talentuar.

“Dobri Vojnikov ishte një figurë e madhe publike, e cila ka dhënë kontribut në shumë fusha. Ai ishte dramaturg, muzikant, mësues dhe edukator – thotë përgjegjësja e shtëpisë muze “Dobri Vojnikov”. – Pasi mbaroi Liceun Francez në Stamboll, ai u rikthye në Shumen si mësues në shkollën e djemve. Në jetën e tij të shkurtër (vdiq më 1878 në moshën 45-vjeçare) ai la një pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore. Dobri Vojnikov është autor i 20 librave dhe i shumë kompozimeve muzikore. Ai themeloi korin dhe orkestrën e parë te nxënësit. Përveç kësaj, ai solli shumë risi në arsimin në Shumen dhe është një nga themeluesit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Dobri Vojnikov ishte folklorist dhe dialektolog i dalluar. Mori pjesë në “luftimet” për pavarësinë e kishës bullgare, si dhe në Luftën Ruso-Turke të viteve 1877-1878 për çlirimin e Bullgarisë. Megjithëse punoi në kushte të vështira, ai la gjurmë të thella në fushën e letërsisë dhe muzikës. Dobri Vojnikov ishte atdhetar i flaktë.”

Duhet të përmendet fakti se Dobri Vojnikov është autori i shumë librave mësimorë – Gramatika e shkurtër e bullgarishtes, Përmbledhja e disa rrëfimeve, Historia e shkurtër e Bullgarisë, Manuali i ligjërimit etj. Në periudhën 1858-1864 Dobri Vojnikov ishte mësues në Shumen. Pastaj u vendos në Brailë të Rumanisë ku punoi përsëri në fushën e arsimit deri në vitin 1875. Në këtë qytet rumun kishte diasporë e madhe rilindësish dhe revolucionarësh bullgarë. Në vitin 1866 në Brailë u dha pjesa e parë e Vojnikovit “Vojvoda Stojan”. Kjo është drama e parë historike bullgare e cila në atë kohë korrte sukses pas suksesi. Ndër shfaqjet e tjera të regjisorit bullgar dallohen “Princesha Rajna”, “Pagëzimi i oborrit të Persllavit” e disa të tjera. Njëherë kur jepej “Princesha Rajna” në skenën e Tetarit Kombëtar në Bukuresht ishte dhe mbreti rumun Karl I. Ky i fundit pasi mbeti i habitur me lojën e aktorëve bullgarë, i dhuroi Vojnikovit një gjilpërë kravate prej ari me rubinë, diamante dhe safirë. Sot kjo gjilpërë ruhet te një familjar i Vojnikovit.

“Një nga veprat më të njohura dhe të rëndësishme të Dobri Vojnikovit është “Qytetërimi i keqkuptuar”, që e shkroi më 1878 në Bukuresht – tregon znj. Marçeva. – Kjo komedi e tij është shumë aktuale për nga problemet e shtruara dhe sot e kësaj dite jepet në skenë. Në këtë vepër të madhe Dobri Vojnikov parashikoi kohën, duke përcjellë mesazhin se kultura evropiane duhet të bëhet pjesë e kulturës së bullgarit, por jo me anë të transferimit të keqkuptuar të modës dhe zakoneve të huaja.”

Vitet e fundit të ekzistencës së tij Dobri Vojnikov i kaloi në Manastirin “Shenjtorët Pjetër dhe Pali” në Ljaskovec të Bullgarisë Veriore. Aty ishte drejtor i jetimore. Në lidhje me përvjetorit të 180-të të lindjes së Dobri Vojnikovit do të hapet një monument përkujtimor në Ljaskovec.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD