“Unë personalisht, tek një pedagog kërkoj në vend të parë një kërkueshmëri, nuk dua të më bëhen komplimente – tregon Maria. – Për mua është me rëndësi të punohet, të ecet përpara, kurse për këtë është e nevojshme një disiplinë. Kemi pasur momente të vështira, por në asnjë rast kjo nuk ka qenë përplasje të karaktereve, përkundrazi – me të kuptohemi shumë mirë. Një faleminderit të madhe zonjës Kabaivanska, e cila gjatë të gjitha këtyre viteve besonte tek unë dhe më inkurajonte. Kur kam pasur ndonjë farë luhatjeje ose dyshim ajo ka qenë njeriu, e cila me të vërtetë mundet të më motivojë. Dhe vazhdon ta bëjë dhe do të vazhdojë, unë jam e sigurt, sepse është një pedagoge e cila është shumë e përkushtueshme. Për mua Rajna Kabaivanska është një njeri i veçantë dhe unë e dua shumë.”
Mes nxënësve në shkollën e Rajna Kabaivanskës është dhe italiani Andrea Kare. “U njoha me Rajna Kabaivanskën gjatë vitit 2005 në konkursin Spoleto. Ajo ishte kryetare e jurisë. Pasi fitova konkursin filluam të punojmë bashkërisht. Rajna Kabaivanska është një njeri i shkëlqyer dhe pedagoge.” Sipas tij, gjëja unike në punën e saj është si kërkueshmëria, ashtu dhe lidhja me çdo një këngëtar të ri. “Ajo e di sesi t’i kapë, si t’i hyjë nën lëkurë”, tregon tenori i ti. Sipas tij, nga kjo deri në një shkallë të madhe varet suksesi i një interpretuesi. Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769..
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo..
“Çdo njeri beson ndryshe në Zot. Në forcën që ne e quajmë Zot” – thotë në një intervistë për gazetën “Trud” në vitin 2017 Janka Rupkina – një nga..