“Unë personalisht, tek një pedagog kërkoj në vend të parë një kërkueshmëri, nuk dua të më bëhen komplimente – tregon Maria. – Për mua është me rëndësi të punohet, të ecet përpara, kurse për këtë është e nevojshme një disiplinë. Kemi pasur momente të vështira, por në asnjë rast kjo nuk ka qenë përplasje të karaktereve, përkundrazi – me të kuptohemi shumë mirë. Një faleminderit të madhe zonjës Kabaivanska, e cila gjatë të gjitha këtyre viteve besonte tek unë dhe më inkurajonte. Kur kam pasur ndonjë farë luhatjeje ose dyshim ajo ka qenë njeriu, e cila me të vërtetë mundet të më motivojë. Dhe vazhdon ta bëjë dhe do të vazhdojë, unë jam e sigurt, sepse është një pedagoge e cila është shumë e përkushtueshme. Për mua Rajna Kabaivanska është një njeri i veçantë dhe unë e dua shumë.”
Mes nxënësve në shkollën e Rajna Kabaivanskës është dhe italiani Andrea Kare. “U njoha me Rajna Kabaivanskën gjatë vitit 2005 në konkursin Spoleto. Ajo ishte kryetare e jurisë. Pasi fitova konkursin filluam të punojmë bashkërisht. Rajna Kabaivanska është një njeri i shkëlqyer dhe pedagoge.” Sipas tij, gjëja unike në punën e saj është si kërkueshmëria, ashtu dhe lidhja me çdo një këngëtar të ri. “Ajo e di sesi t’i kapë, si t’i hyjë nën lëkurë”, tregon tenori i ti. Sipas tij, nga kjo deri në një shkallë të madhe varet suksesi i një interpretuesi. Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769..
Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo..