Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev: “Gazetaria objektive dhe e lirë është baza e demokracisë”

“Qytetarët e kanë fjalën” – iniciativa e presidentit Rosen Plevneliev për dialog me shoqërinë civile.
Foto: BGNES
Mediat e pavarura dhe objektive janë vlera kryesore e demokracisë. Dhe ato duhet zhvilluar, përfshiu me anë të përpjekjeve të qëllimshme të shtetit. Këtë e deklaroi presidenti Rosen Plevneliev në takimin me qytetarët kushtuar problemeve dhe së ardhmes të gazetarisë në Bullgari. Sipas fjalëve të tij, mediat duke qenë konsideruar “pushteti i katërt” janë të pavarura dhe të lira, por kjo nuk do të thotë se nuk vijon të kritikohen. Presidenti Plevneliev kujtoi uljen e ndejshme të pozitës së Bullgarisë në klasifikimet ndërkombëtare për sa i përket lirisë dhe cilësisë të shprehjes në media tri vitet e fundit.

Në kuadër të Vitit Evropian të Qytetarëve këto janë diskutimet e treta për nga radha me qytetarët që nisi kreu i shtetit bullgar. Së pari, u diskutua ekonomia e tregut dhe së dyti, sistemi i drejtësisë. Në diskutime morën pjesë 250 gazetarë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, qytetarë, ekspertë dhe diplomatë. Rosen Plevneliev nënvizoi: “Gazetaria objektive, e lirë dhe e angazhuar me çështjet shoqërore është një nga shtyllat e demokracisë. Mediat jo vetëm informojnë, ato formojnë opinionin e publikut të vet. Dhe pikërisht kjo është baza ku qytetarët formojnë qëndrimin e tyre ndaj shtetit dhe institucioneve dhe marrin pjesë në jetën shoqërore e politike.”

Shteti mund të ketë një rol stimulues në forcimin e kushteve mediatike dhe të mjeteve evropiane. Theksi duhet të vihet më tepër mbi transparencën lidhur me pronësinë dhe distribucionin, mbi mbrojtje kundër shpifjes, po ashtu edhe kundër presionit ndaj gazetarëve, tha presidenti. Pronësia e paqartë, presioni ndaj gazetarëve dhe shpërndarja jo transparente e mjeteve publike janë defektet kryesore, të shtruara në anketën e qytetarëve. Presidenti Plevneliev theksoi se, monopoli privat mbi mediat është shumë më i rrezikshëm se ai shtetërori. Ja pse duhet të ketë raporte të rregullta vjetore dhe transparencë në pronësi. Kreu i shtetit bullgar premtoi, se do të shtrojë çështjet e mediave në rendin e ditës të institucioneve në fillim të 2014-ës në kuadër të “Muajit të konsultimeve politike” te presidenti.

Ç’është dobia e diskutimeve me qytetarët?

Neli Ognjanova

© Foto: BGNES

“Gazetarët tanimë i kanë shqyrtuar këto çështje. Sipas meje ka dy pika të rëndësishme – komenton ekspertja e drejtësisë mediatike prof. Neli Ognjanova. – E para është se çështjet shtrohen direkt. Ky është një hap përpara. E dyta është se presidenti shprehu dëshirë të përfshihet në çështjet lidhur me bashkimin e shtypit dhe mediave elektronike rreth një kodi të vetëm etik, si dhe me masat ligjore kryesisht në fushën e konkurrueshmërisë. Këto dy pika janë me rëndësi të madhe dhe nuk janë për të shtyrë.”

Ç’është niveli i lirisë së shprehjes në Bullgari?

“Megjithëse Bullgaria disponon një internet të mirë ku jepet shans për shprehje të lira, situata është shumë e komplikuar”, është e mendimit ekspertja.

Ç’përgjegjësi private ka gazetari?

“Pa vullnetin e gazetarit askush nuk mund t’i nxjerrë fjalët e tij – komenton ekspertja Ognjanova. – Sipas meje gazetari duhet të informojë për dukuritë, por pa u bërë tribunë e tyre. Ky është arti i gazetarisë, pra përgjegjësia që mbajnë gazetarët, të cilët duhet të informojnë se ka p.sh. rrezik nazizmi dhe njëkohësisht të mos e propagandojnë atë. Në këtë drejtim gazetarët duhet të jenë në të vërtetë të paanshëm.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD

Ministria e Turizmit hapi sezonin veror të vitit 2025

Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..

botuar më 25-06-02 8.34.PD