Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria qëndron fort prapa integrimit euroatlantik të Gjeorgjisë

Gjatë vizitës së saj para pak kohe në Sofje ministrja Maja Panxhikixe theksoi se Gjeorgjia ka nevojë nga partnerë si Bullgaria që të kalojë rrugën e vështirë drejt BE dhe NATO.
Foto: Foto:BGNES
Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel ministri i jashtëm i Bullgarisë shprehu mbështetjen e fortë për integrimin euroatlantik të Gjeorgjisë. Prononcimi i tij nuk ishte befasi, por konfirmim i një pozite të mbështetjes, që shprehet në mënyrë të konsiderueshme prej shumë kohe dhe jo vetëm në kuadrin e NATO-s.

Në mbledhjen e komisionit NATO-Gjeorgji, që u zhvillua në mbledhjen e ministrave, ministër Vigenin përshëndeti angazhimin e qeverisë së Gjeorgjisë për integrim në NATO-n konsensusin e arritur parlamentar mbi çështjen e vendosmërisë të pozitës dhe të opozitës të punojnë së bashku për reformën në fushën e mbrojtjes. Një mesazh i tillë ai drejtoi edhe gjatë korrikut të këtij viti në kohën e vizitës në Gjeorgji. Vigenin deklaroi se Bullgaria mbështet siglimin e Marrëveshjes për asociim të Gjeorgjisë me BE, pjesë e së cilës edhe Marrëveshja për një zonë të thellë dhe të përgjithshme për tregti të lirë dhe do të insistojë që Bashkimi Evropian t’i japë vendit perspektivë akoma më të qartë. Siglimi u bë fakt vetëm disa ditë më vonë në takimin e majës “Partneritet lindor” në Vilnjus.

Mbështetjen për asociimin politik dhe integrim ekonomik të vendit në BE, Bullgaria e jep jo vetëm në kuadrin e NATO-s dhe të programit “Partneritet lindor” por edhe në kuadrin e të ashtuquajturit “Grup të ri të miqve të Gjeorgjisë” qysh nga viti 2008 e këtej. Ky grup ishte krijuar qysh para ngjarjeve që çuan në konflikt të armatosur midis Rusisë dhe Gjeorgjisë. Bashkëpunimi midis dy vendeve ishte aktualizuar qysh në vitin 2012 me një memorandum të posaçëm ndërqeveritar për bashkëpunim në fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Gjatë vizitës së saj para pak kohe në Sofje ministrja Maja Panxhikixe theksoi se Gjeorgjia ka nevojë nga partnerë si Bullgaria që të kalojë rrugën e vështirë drejt BE dhe NATO. BE dërgoi në Tbilisi ambasador të vet ish kryeministrin bullgar Filip Dimitrov. Mund të pritet që tani e më tutje bashkëpunimi i dyanshëm do të zhvillohet në drejtim të integrimit më të mirë të Gjeorgjisë në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Përfshi edhe në kuadrin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Vendeve të Pellgut të Detit të Zi, kryesia e së cilës Bullgaria do të marrë në vitin 2014.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e re bullgare – një fund i kaosit politik apo një qetësi e përkohshme?

Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..

botuar më 25-01-21 7.20.PD
Александър Вучич

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..

botuar më 25-01-18 7.05.PD

Shkupi kërkon rishikimin e marrëveshjeve tashmë të nënshkruara me Bullgarinë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..

botuar më 25-01-17 9.31.PD