Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sofja tingëllon në veshtë Tuaj” – tre vende emblematike në kryeqytet “po flasin” në bullgarisht dhe anglisht

Foto: Foto:sofiainyourears.wordpress.com
Çdo qytet mban në vet vete histori individuale jashtë fakteve historike. Çdo rrugë, çdo qoshk, çdo vend i lidhur qoftë me aromën e bukës së freskët, i jargavanit ose i pemëve të gështenjave fshehin në vet vetën “jetën” nga e kaluara e çdo njeriu. Qyteti i Sofjes nuk bën përjashtim dhe gjatë katër ditëve të fundit një projekt i cili përpiqet që të dëshmojë “Sofja tingëllon në veshtë Tuaj” të shoqatës “Madhëria e saj Tenxherja nën presion” është një shëtitje audio në tre vende kyçe sipas autorëve të projektit në kryeqytet. Ato janë Akademia Ushtarake “Georgi Sava Rakovski”, parku “Vladimir Zaimov“ dhe zona rreth Shtëpisë së Kinematografisë me qendrën tregtare, Sinagoga dhe Xhamia.

“Këto vende sipas nesh janë të rëndësishme nga këndvështrimi social dhe personal dhe bëmë këtë – shkrova histori personale për secilin prej tyre dhe i incizuam së bashku me muzikën që ishte kompozuar qëllimisht për këtë projekt – tregon Katja Atanasova, gazetare dhe shkrimtare, një prej autorëve të këtij projekti. – Kështu secili që ka dëshirë të bëjë shëtitje dhe të dëgjojë Sofjen mund të bëjë këtë duke e tërhequr mp3 në vendin që keni zgjedhur dhe të filloni një audio shëtitje rreth 20 minuta.”

Ajo tregon se historitë që ka shkrua janë nga periudha të ndryshme, disa prej tyre janë rezultat i kujtimit të zgjuar nga femëria ose nga adoleshenca, ndërsa të tjera janë tipike për vendin e caktuar. Qëllimi i shoqatës është ata që marrin pjesë në këtë nismë t’i shohin këto lokacione në mënyrë tjetër jo të zakonshme dhe të papritur, përmes syve të emocioneve dhe jetës dhe pas kësaj t’i ndajnë përjetimet e veta në këto vende. “Jemi me shpresë të mbledhim sa është e mundur më shumë histori dhe kështu të përpilojmë “një arkeologji” prej fjalëve për vendin konkret”, thotë Katja Atanasova. Kjo mund të bëhet më vonë në sajtin e projektit. Një fajtore tjetër për “Sofja tingëllon në veshtë Tuaj” është regjisorja teatrale Ida Daniel, e cila thotë, se ka dashur të realizojë një ide të tillë qysh nga viti 2004, kur ka marrë pjesë në një kurs të instalimeve audio në Berlin. Atëherë grupi i saj ka bërë një incizim i cili re ka shtyrë ata që e dëgjojnë duke shëtitur në për rrugët të gërmojnë në plehrat. Në versionin e Sofjes po kështu ka provokim, nga një zë special, por a do t’u nënshtrohen komandave të tij varet nga ju.

Gjëja më e rëndësishme për “Sofja tingëllon në veshtë Tuaj” janë perceptimet që i zgjon. Kur i vendosni kufjet, lëshoni incizimin dhe niseni ktheheni sa në pjesëmarrës aq edhe në bashkautor të idesë. Gjatë tërë kohës Ju orienton nga të kaloni dhe ku të ecni një GPS – zë. Audio historitë janë i incizuar bullgarisht dhe anglisht. Muzika po kështu është element i projektit dhe është frymëzuar nga vendet konkrete. Është kompozuar dhe interpretohet nga grupi FlyWe2DaMoon i Rosen Zaharuev – Roko, Todor Stojanov dhe Sandi Daniel.

Projekti organizohet në partneritet me Shtëpinë e Kinematografisë dhe Galerisë “Vaska Emanuilova”. Është financuar nga programi “Kulturë” i bashkisë së kryeqytetit për vitin 2013 dhe është në mbështetje të kandidaturës së Sofjes dhe Rajonit Jugperëndimor për Kryeqytet Evropian të Kulturës gjatë vitit 2019. 9 dhjetori është dita e fundit e raundit të parë të iniciativës, por organizatorët nga shpresojnë se ky është vetëm fillimi.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Vesela Krësteva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë

Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare..

botuar më 25-08-20 12.16.MD

“Bullgaria piktoreske” – turizëm në rrugën e letërsisë

Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të..

botuar më 25-08-17 8.00.PD

Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është nominimi zyrtar i Bullgarisë për çmimin “Oscar”

Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera..

botuar më 25-08-15 2.58.MD