Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Formacioni i muzikës së dhomës “Polifonia” mbushi 45 vjeç

Foto: arkiv personal
Në vitin 2013 Formacioni i muzikës së dhomës “Polifonia” kremtoi përvjetorin e tij të 45. Me këtë rast në sallën “Bëllgaria” u zhvillua një koncert, kushtuar themeluesit të ansamblit – Ivelin Dimitrov. Dirigjenti, kompozitori dhe pedagogu i njohur tashmë nuk është ndër nesh, por emri dhe veprimtaria e tij mbahen mend. Publiku priti me brohoritje interpretimet e korit dhe të organistit të Filarmonisë së Sofjes, Velin Iliev.

Dirigjentja e formacionit Ludmila Gerova tregoi emocionet e saj në lidhje me koncertin: “Ky është një gëzim i madh për ne. Në fillim kishim pak shqetësime, se salla nuk do të mbushet, sepse është shumë e rëndësishme të ketë njerëz të cilëve t’u japësh artin tënd, kurse në sallën “Bëllgaria” ne kemi bërë hapat tanë të parë dhe jemi mësuar me suksesin. Edhe kësaj here koncerti u bë një festë e vërtetë për ne.” Dirigjentja e korit rikujton si ajo dhe koleget e saj u njohën me maestro Ivelin Dimitrov: “Një pjesë e madhe prej këngëtareve të “Polifonisë” përpara kësaj këndonim në Korin e fëmijëve “Bodra smjana” ku u takuam për herë të parë. Ne ishim fëmijë, kurse ai ishte mësuesi ynë i solfezhit. E mbaj mend si pedagog shumë i mirë. Përveç kësaj Ivelin Dimitrov ishte muzikant i shkëlqyer dhe në kohën e të gjitha kampeve që i kishim çdo vit ai organizonte rrethe, në të cilat na tregonte për historinë e muzikës artistike. Kështu nga ky rreth u formua përbërja e formacionit “Polifonia” dhe krejt e natyrshme e ftuam Ivelin Dimitrovin për dirigjent.”

Pyetjes, a është e vështirë për koristet e reja të mësohen me specifikën e punës në ansamblin e muzikës së dhomës “Polifonia” Ludmila Gerova iu përgjigj: “Për njerëzit muzikorë s’është e vështirë. Vetëm duhet të adaptohen në ansambël dhe të mësojnë repertorin, i cili është mjaft i ndërlikuar dhe me vitet është bërë dhe mjaft i gjerë. Por tek ne rrallë vijnë këngëtare të reja sepse nuk kemi shpallur konkurse. Atmosfera në ansambël është shumë frytdhënëse dhe miqësore.”

Arti i Formacionit të muzikës së dhomës “Polifonia” çmohet lartë në Itali, Gjermani, Turqi. 20 këngëtaret dhe dirigjentja e tyre kanë marrë pjesë në Festivalin e Flandrës në Belgjikë, në Ditët e Muzikës Korale në Pragë të Çekisë dhe në shumë forume të tjera ndërkombëtare.

“Jemi të gëzuar nga ftesa që na bënë organizatorët e Festivalit të muzikës së dhomës të Plovdivit. Ky festival kremton 50 vjetorin e tij – tregoi Ludmila Gerova. – Gjithashtu kemi dhe propozim nga një kompozitor, i cili është dhe prift –at Lashkov të interpretojmë Liturgjinë e tij të pestë. Do të prezantojmë liturgjinë në një koncert që do të mbahet në Kishën “Shën Sofia”.Soliste do të jetë Krasimira Stojanova, një këngëtare, e cila prej kohe bën një karrierë të suksesshme botërore.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD

Versioni akustik i këngës “Zemra e re”

Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..

botuar më 24-07-16 8.15.PD

"Miq"

Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..

botuar më 24-07-15 6.05.PD