Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në festat e Krishtlindjeve me Formacionin “Akva-Delia”

Foto: Foto:aqua-delia.hit.bg
Sipas traditës në festat e Krishtlindjeve njerëzit mblidhen me të afërmit dhe shokët rreth tryezës festive apo në ndonjë prej aktiviteteve të shumta kulturore që organizohen me rastin e festave. S’është e rëndësishme ku do të jemi, kryesorja është të kemi humor të mirë. Me dëshirë qe të ndihmojmë për humorin tuaj të mirë ju përshëndesim me muzikë. Autore e kësaj muzike është profesor Deljana Miçeva, kurse interpretues është formacioni i krijuar prej saj “Akva-Delia”.

“Ideja lindi në praktikën time si mësimdhënëse në Akademinë Teatrale “Krëstjo Sarafov” – tregon profesor Deljana Miçeva. – Kompozimi i parë që e bëra përpara 20 vjetëve, duke gërshetuar në të dhe këngë popullore bullgare ishte për spektaklin “Midis qiellit dhe tokës”. Prej një sfide krijuese ky stil u bë karakteristik për kompozimet e mia. Në muzikën polifonike që kompozoj unë e ruaj autenticitetin e çdo një kënge popullore, por krahas kësaj rezultati i fundit është një formë e re muzikore. Kur krijova formacionin, si logo zgjodha martesën mitologjike midis Diellit dhe Hënës. Kurse emri i formacionit vjen nga “akua” – ujë dhe Delia – d.m.th. emri im Diljana. Me dëshirën qe t’i jap frymës bullgare një mesazh të ri përpara 18 vjetëve incizova me këngëtarët diskun tonë të parë. Ai quhet “Mesazh i frymës”.

Në Formacionin “Akva-Delia” bëjnë pjesë dhe studentë nga Akademia Teatrale në Sofje, ku jep mësime dhe profesor Miçeva. “Kjo është një sfidë për studentët të përpiqen t’i zhvillojnë aftësitë e tyre vokale dhe të dëgjuarit e tyre polifonik – tregon profesor Miçeva. – Më të mirët kanë mundësi të këndojnë në “Akva-Delia”. Për shembull në spektaklet e mëdha të formacionit siç është “Rrënjët bullgare në përjetësinë”, në të cilin kam përdorur tekste nga “Historia sllavo-bullgare” e murgut Paisij i Hilendarit dhe nga “Psikologjia popullore e bullgarëve” e shkrimtarit Marko Semov. Kisha vështirësi, por arrita të gjej harmoninë midis këtyre dy bullgarëve të mëdhenj nga dy epoka të largëta. Njëri vjen nga koha e Rilindjes dhe flet për historinë e atdheut tonë, kurse tjetri është bashkëkohësi ynë. Studentët morën pjesë me kënaqësi të madhe në këtë spektakël, të cilin e shfaqëm në shumë skena, kurse në ciklin këngësh “Muzika e Evropës”, melodia popullore bullgare tingëllon bashkë me vepra nga shumë vende të Kontinentit të vjetër. Kjo ishte dhe një mundësi qe ta transmetoj mesazhin e frymës bullgare. Desha të tregoja, se me gjithë ndryshimet gjeografike këngët mund të tingëllojnë në harmoni. Për gëzimin tim, qysh me shfaqjen tonë të parë ishim pritur përzemërsisht në Bullgari. Kjo është më e vështirë, sepse të gjithë e dimë, se jashtë shtetit folklori ynë çmohet shumë. Pas kësaj për ne u hapën kufijtë ndaj botës - përveç në Evropë, dy herë kemi qenë në Indi si dhe në Japoni. Kemi ftesë nga SHBA dhe Kanada. Për ne më e rëndësishme është lidhja e gjallë midis krijuesit dhe publikut, për të cilin i bëjmë këngët tona.”

Deljana Miçeva tregon, se e pranon kolektivin e profesionistëve “Akva-Delia” si familje të vet. Bashkë krijojnë repertorin dhe secili shtron idetë e tij. “Gjithçka krijohet në çastin – thotë ajo. – Dikush nis ndonjë këngë, unë i propozoj me se të gërshetohet ose anasjelltas. Unë i marr vendimet për formën definitive të kompozimit. Shumë prej këngëve i kemi krijuar kur kemi qenë në ndonjë turne, duke udhëtuar ose kur argëtohemi. Tek ne atmosfera është e gëzueshme – provat kalojnë me shaka, me humor të mirë. Në formacionin të gjithë janë solistë. Gratë janë këngëtare popullore nga fusha të ndryshme folklorike, kurse burrat kanë mbaruar të kënduarit operistik. Vesela Stambolieva dhe Pavleta Simeonova janë asistente të mia në Akademinë teatrale, Dimitër Boçevi është solist në Korin e Radios kombëtare. Të gjithë ata i mbajnë mend këngët që i kemi krijuar gjatë viteve, kurse ato janë mbi 100. Për festat e Krishtlindjeve vetes dhe të gjithë njerëzve u uroj shëndet dhe forcë qe të mund të mbrojmë vlerat njerëzore dhe të luftojmë për prioritete të reja në jetën tonë.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD
Zhaklin Tarakçi

"Feniksi"

E reja Zhaklin Tarakçi ka kënduar që e vogël dhe tashmë ka grumbulluar çmime të shumta, por popullaritetin e ka fituar më së shumti si fituese e "Zërit të Bullgarisë" 2022. Singli i saj debutues "Kakao" është krijuar nga ekipi i producentit Igor..

botuar më 24-08-06 7.25.PD