Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Fjalët që dominonin në vitin 2013 për bullgarët janë “protestë” dhe “dorëheqje”, prej vitit 2014 ata kërkojnë “moral” dhe “zgjedhje” – kështu gazeta elektronike “Dnevnik” përgjithëson anketën e fundit sociologjike të Agjencisë “Alpha Research”. 80 % prej të anketuarve janë për zgjedhje para afatit. Sipas anketës 41% shpallen për zgjedhje para afatit në afatet mundësisht më të shkurtra, kurse 39% janë të mendimit se zgjedhjet duhet të zhvillohen gjatë pranverës, bashkë me zgjedhjet për eurodeputetë. Përkrahja për mandatin e plot të qeverisë është 19%. Për nga përkrahja e votuesve Partia Socialiste Bullgare dhe Partia GERB janë në pozita shumë të afërta, me gjithë se edhe te të dy partitë vihet re një ulje e kësaj përkrahjeje. Gazeta “Kapital Daily” në faqen e saj të parë përgjithëson anketën e Agjencisë “Alpha Research” me titullin “Një vit sidomos i keq”. Sepse për më se gjysmën prej bullgarëve viti përfundon me një bilanc sidomos negativ – afro 200 mijë veta do të ikin nga vendi, në se mjedisi jo i favorshëm dhe mungesa e perspektivës do të mbeten – komenton gazeta. Në një intervistë dhënë gazetës “Monitor” analisti Boris Popivanov analizon: “Gjatë tërë historisë sonë demokratike nuk ka pasur 365 ditë të cilët të jenë të dominuar vetëm me një fjalë – “dorëheqje”. Por bilanci është kontradiktor. Doemos s’mund të themi, se këto protesta tashmë kanë përfunduar, vetëm se njerëzit duhet të kuptojnë, se arritja e objektivave të caktuara kërkon një përgatitje më të madhe, veprime adekuate, kërkim të aleatëve dhe etapa, në të cilat duhet kaluar.”
***
Një dozë optimizëm për shpresat e biznesit fus komenti i gazetës “Standart”. “Viti më i rëndë i krizës po shkon, viti tjetër do të jetë më i mirë për ekonominë tonë. Të tilla janë shpresat e sipërmarrësve, sipas analizave të Dhomës Ekonomike Bullgare, komenton gazeta. Anketa tregon një farë optimizëm – çdo biznesmen i tretë prej të anketuarve pret rritje të ekonomisë.
***
Pohimi, se Ligji i ri i Ministrisë së Punëve të Brendshme po i rrit autorizimet e Policisë, për sa u përket protestuesve janë spekulime nga ana e Partisë GERB – deklaron në një intervistë dhënë gazetës “Trud” Atanas Merxhanov, kryetar i komisionit parlamentar për sigurinë e brendshme dhe rendin publik. Këto janë prova të pandërgjegjshme qe të krijohet një mjedis jo i shëndosh. Për gjashtë muajit e fundit policët bullgarë dhanë provimin e tyre më të rëndë si qytetarë, komenton kryetari.
***
Një shoqëri amerikane, pronare e Uzinës së Prodhimit të Elektrodave në qytetin Ihtiman ndërpreu veprimtarinë e ndërmarrjes, pushoi nga puna 200 punëtorë, ndërsa pajisjet dhe makineritë i çoi në Hungari. Për këtë alarmon në faqen e saj të parë gazeta “Duma”. Fjala është për “ESAB-Elektroda”-ShA, një uzinë shumë e suksesshme pa borxhe ndaj baskisë ose kredidhënësve, me porosi deri në vitin 2015. Pas shpalljes së shkakut për mbylljen e uzinës - ristrukturim për shkak të krizës në treg, pronari amerikan merr përsipër obligimin në rast shitjeje të aktivëve të firmës t’u paguajë punëtorëve nga dy rroga mujore dëmshpërblim.. Shitja dhe pronari i ri tashmë janë fakt, por premtimi mbetet vetëm në letër” – shkruan gazeta.
***
Në faqet e tyre për sport, gazetat komentojnë shortin për Ligën Evropa dhe informojnë për anketën tradicionale për sportist numër një të Bullgarisë për vitin 2013. “Kampionia bullgare “Lludogorec” do të ndeshet me skuadrën italiane “Lacio” shkruan gazeta “Sega”. Gazeta është i mendimit se futbollistëve bullgarë i ka rënë një short i rëndë. Mundësi Ivo Angelov, kampion botëror dhe evropian u bë sportisti numër një i Bullgarisë. Pas tij u radhitën tenisti Grigor Dimitrov dhe fituesi nga viti i kaluar boksieri Kubrat Pulev, informon gazeta “Standart”.

Përktheu: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD