Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Nën titullin "Blloku reformator – shumica me ego dhe pak me vizion” gazeta "SegaNën titullin "Blloku reformator – shumica me ego dhe pak me vizion gazeta "Sega" analizon proceset në koalicionin e djathtë që po formohet tani, i të cilët sipas gazetës duhet të qartësohen. Sa do të jenë këmbëngulëse protestat kundër qeverisë, ato nuk do të arrijnë sukses, nëse nuk do të arrijnë të zgjedhin përfaqësi të vet politike. Blloku reformator, edhe pse mban disa negative nga e kaluara, ishte organizata e vetme, e cila la pretendime të bazuara të përfaqësojë pjesën e madhe të njerëzve, që muaj të tërë po protestojnë nëpër rrugët e Sofjes. Do të jetë për të ardhur keq nëse këtë njerëz për herë të radhës do të mbeten pa përfaqësi politike për shkak të mosmarrëveshjes së rrahës personale në të djathtën, shkruan gazeta “Sega”.
***
Në plotësim të temës gazeta “Trud” njofton se Partia “Uniteti blu” nuk do të nënshkruajë marrëveshje me partitë e tjera në Bllokun reformator. Në një intervistë për gazetën Petër Moskov, anëtar i Këshillit të qytetarëve të Bllokut reformator thekson se shkaku është mospërputhja në vizionin për organizatën. Sipas tij Blloku reformator është bashkim për luftë kundër mafies në shtetin dhe alternative e PSV, LDL dhe GERB. Blloku reformator do të luftojë për vend në Parlamentin Evropian vitin e ardhshëm, dhe jo për ide objektiva dhe programe, është konkluzioni që nxjerr gazeta”24 orë” në analizën e saj për koalicionin e djathtë.
***
PSN nxori kalendarin e sukseseve” për pjesën e parë të mandatit – nën këtë titull gazeta “Sega” informon për bilancin që bëri në prag të Krishtlindjeve lideri i socialistëve Sergej Stanishev. Sipas tij janë mbi 50 projektligjet e depozituara prej të cilëve 33 janë vepër të socialistëve, ndërsa 15 janë përgatitur së bashku me partnerët nga LDL. Si suksese kyçe të deputetëve socialistë Stanishevi vë në dukje votimin e aktualizimit të buxhetit për vitin 2013. Premtimi i socialistëve për vitin 2014 parlamentar është lufta kundër monopoleve, shkruan gazeta “Sega”.
***
Gazeta njofton akoma se Komisioni Evropian ka sanksionuar Bullgarinë për reklamë në kuadrin e Programit për zhvillim të rajoneve rurale të lidhura me ish ministrin e bujqësisë Miroslav Najdenov. Bullgaria duhet të kthejë afro 3,4 milion leva vetëm për 4 kontrata që janë lidhur para 3 viteve, sepse sipas Komisionit Evropian ata nuk iu përgjigjen rregullave. Ky mund të mos jetë sanksionimi përfundimtar sepse Prokuroria tani po i kontrollon të gjitha kontratat për reklamë në mediat nga fillimi i periudhës programore në vitin 2008 deri tani dhe Komisionit Evropian pres përgjigjen a ka ose jo shkelje të tjera.
***
Tema energjetike është në vendin qendror të faqeve të gazetave “24 orë”, “Novinar” dhe “Monitor”. Para gazetës “24 orë” ministri i ekonomisë Dragomir Stojnev deklaron kategorikisht se, nëse do të fillojë ndërtimi i gazsjellësit “Rrymë jugore” rritja ekonomike do të jetë mbi 2%. Në një intervistë për gazetën “Novinar” Gerhard Mangot, këshilltar në Institutin Austriak për Politikë Ndërkombëtare në Vjenë plotëson se çështja nuk është pro ose kundër gazsjellësi “Rrymë jugore” ai është i nevojshëm dhe do të ndërtohet, sepse për të gjithë tashmë është e qartë se gazsjellësi “Nabuko” dështoi përfundimisht. Në faqet e gazetës “Monitor” drejtori i Centralit Bërthamor “Kozloduj” deklaron se reaktori i “Westinghouse” është pa alternativë. Argumentet e tij janë se AP- 1000 ka përparësi për sa i përket sigurisë.
***
Lajmi kryesor në gazetën “Standard” është zhdukja e ish zëvendës kryetarit të Parlamentit Hristo Biserov. Ai po hetohet për mashtrimeve tatimore dhe për larje parash dhe duhej të paraqitje si dëshmitar në procesin gjyqësor në ngarkim të Oktaj Alimehmedov i akuzar për provë me paramendim për vrasje të ish liderit dhe kryetar të tanishëm nderi të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ahmed Dogan. Policia po kërkon Biserovin sepse nuk është paraqitur në gjykatë dhe nuk është gjetur në adresat e dhëna prej tij.
***
Festat e ardhshme po kështu janë objekt i vëmendjes së shtypit të sotëm. Rreth 560 000 veta do të udhëtojnë, prej të cilëve 160 000 do të dalin jashtë shtetit. Pritet që udhëtimet të fillojnë gjatë ditëve të ardhshme në fund të javës.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Manuel Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 30 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore  nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..

botuar më 24-11-29 7.38.MD
Kirill Petkov

PP-DB do të votojë për Kryetarin e Kuvendit kundër një firme në deklaratën e tyre

PP-DB nuk do të mbështesë kandidatin për kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të asnjë partie që nuk e ka përkrahur deklaratën e koalicionit për kordon sanitar rreth Deljan Peevskit. Ata theksuan se kjo është e vetmja mënyrë për të..

botuar më 24-11-29 5.31.MD

Në Britaninë e Madhe vazhdon procesi kundër bullgarëve për spiunazh për Rusinë

Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..

botuar më 24-11-29 4.22.MD