Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Në faqen e saj gazeta “Duma” informon, se Bullgaria zyrtarisht autorizon Komisionin Evropian të zhvillojë bisedime në vend të saj për ndryshim eventual të marrëveshjeve me Rusinë për gazsjellësin “Rryma jugore”. Kjo u bë pasi ministri i energjetikës Dragomir Sotjnev ia dorëzoi letër për dhënie mandat për bisedime një përfaqësuesit të komisionarit evropian për energjetikën Gunter Jotinger.
***
“Holdingu Energjetik Bullgar” do të depozitojë 191 milion leva për rritje të kapitalit të kompanisë së projektimit “Rryma jugore Bullgari”, shton për këtë temë gazeta “Capital daily”. PO aq para duhet të sigurojë edhe “Gazprom”. Motivi është për financim të “ pjesës së dytë të programit të investimeve të shoqërisë gjatë vitit 2013.” Hapi është i çuditshëm, sepse gjatë këtij viti nuk a sit ë bëhen shpenzime të tilla të mëdha. Konkursi për zgjedhjen e realizuesit ishte ndërprerë dhe konkurs i ri nuk është shpallur. Komisioni Evropian i tha qartë Bullgarisë se ka problem me marrëveshjen për gazsjellësin. Nuk është e qartë nga vijë mjetet në sfondin e krizës financiare në energjetikën, komenton botimi.
***
"Ekonomia e zezë po zbardhet pak", komenton me ironi gazeta “Trud”. Pjesa e madhe e firmave bullgare nuk kanë frikë as nga organet tatimore, as nga inspektorët e punës dhe me guxim shkelin ligjin që të pakësojnë shpenzimet dhe t’i sigurojnë vetës përparësi para konkurrencës. Kjo shihet nga sondazhi i Asociacionit të kapitalit industrial në Bullgari. Sipas studimit afro dy e treta e punëdhënësve mendojnë se sektori i zi jep mundësi për fitime të shpejta dhe çdo i dytë është i bindur, se rreziku nga ndëshkimi është shumë i ulët dhe ia vlen që të rrezikohet.
***
Për fitimet nga lotoja, nga lojërat e fatit dhe “Eurofutboll” të paguhet 10 % tatim – do të propozojë deputeti nga PSB Rumen Geçev theksojnë në faqet e tyre të para gazetat “Presa” dhe Standard” Kjo do të bëhet përmes ndryshimit të ligjit për tatimet mbi të ardhurat e personave fizikë.
***
Gazeta “Sega” boton intervistë me njërin prej liderëve të protestave Konstantin Pavlov: "Ne presim që të fillojë një proces të pastrimit të tërë shoqërisë në të cilin dorëheqja e qeverisë është vetëm fillimi. Nga ky këndvështrim protestat akoma nuk kanë arritur sukses. Nga ana tjetër ato arritën të realizojnë disa objektiva më të vogla. Për shembull dorëheqjen e Deljan Peevskit. Kishte një korrigjim në politiken e kuadrove të qeverisë. Rruga luajti rolin e korrektuesit në këtë drejtim."
***
Nga faqet e gazetës “Duma” Rosen Malinov prefekt i rrethit të Sofjes parashtron tezën e kundërt: “Protestat nuk do të pushojnë. Por ato humbën mprehtësinë e tyre. Qëllimi kryesor i protestuesve është të diskreditojnë qeverisë dhe mazhorancën e tanishme. Por e bëjnë këtë jo me shumë sukses. Duke gjykuar nga sondazhet e fundit sociologjike. Partia socialiste bullgare ka refleksin e vet dhe kurs haset me armiqësi dhe keqdashësi ajo mobilizohet dhe ndërton një mekanizim për mbrojtje, komenton Rumen Milanov. Dhe akoma një mendim mbi këtë temë: "Portesta do të shuhet, sepse Bojko Borisovi do të ndërpresë të paguaj” deklaron në një intervistë për gazetën “24 orë” Nikolaj Barekov – ish gazetar televiziv dhe tani lider i Lëvizjes qytetare “Bullgaria pa censure”. “Protestat tashmë janë pjesë e politikës dhe kjo është mire. Politikanët duhet të mësohen të punojnë nën presionin civil dhe të kenë kujdes çfarë vendime marrin”, thotë politikani i ri.
***
Në euforinë para festeve dhe blerjet e shumta gazeta “Monitor” paralajmëron: Vjedhës poliglotë shëtisin nëpër qendrat tregtare.Vjedhësit që zotërojnë disa gjuhë, kanë pamje evropiane dhe lëvizen në grupe. Ata janë veshur mire dhe nuk dallohen nga njerëzit e tjerë.
***
Për një rritje të mashtrimeve me telefon, njofton gazeta “24 orë” – mashtruesit përdorin një skemë të re. Kohët e fundit ka shumë raste kur mashtruesit u telefonojnë mësuesve të anglishtes duke u paraqitur si polic dhe lutin për përkthyes sepse ka aksidente me të huaj. Shpjegojnë se mësuesi duhet të blejë një karatë telefonike që i huaji të lidhet me familjen e vet.
***
Botimi sportiv “7 ditë sport” njofton për interesin e skuadrës “Manchester United “ ndaj futbollistit 17 vjeçar bullgar nga skuadra “Slavija” – Stefan Velkov i cili është në skuadrën kombëtare bullgare të të rinjve. Shënohet se interes ndaj këtij futbollisti shfaqin akoma edhe skuadrat italiane “Juventus” dhe “Inter”.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët mblidhen për provën e gjashtë për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor

Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..

botuar më 24-11-27 4.45.PD

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD