Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Ganev: “Zgjedhjet për Parlament Evropian janë kyç për vitin politik 2014”

Politologu Dimitër Ganev
Foto: Foto:BGNES
Instituti i Vlerave dhe Strukturave Sociale “Ivan Haxhijski” paraqiti analizën e tij të përvitshme për vitin politik 2013. Cilat janë konkluzionet, tendencat dhe mesazhet e vitit të kaluar? Për Radio Bullgarinë temën e komenton politologu Dimitër Ganev.

“Nëse duhet të përshkruajmë me një fjalë vitin 2013, kjo pa dyshim është fjala “protestë” ose më saktë “qytetar”. Sepse protesta e shoqërisë civile në Bullgari ishte fokusi i jetës sonë politike – komenton Dimitër Ganev. – Viti filloi me një referendum për zhvillimin e energjetikës bërthamore dhe ishte i pari prej dekadave të shumta. Vazhdoi me protesta sociale gjatë shkurtit. Në qershor dhe korrik kishte protesta për dorëheqjen e qeverisë, të cilat në shtator kaluan në një fazë të re. Në vitin 2012 gjithashtu kishte protesta sporadike kundër gazit të shisteve, kundër produkteve të modifikuara në mënyrë gjenetike, protesta ekologjike e të tjera dhe ne nisëm të flasim se në Bullgari po formohet një shoqëri civile. Mendoj se në vitin 2013 qytetari ishte personi kryesor. Ne qytetarët përpilonim rendin e ditës të elitës politike. Kjo na jep të drejtën të pohojmë, se viti 2013 ishte shumë i suksesshëm për Bullgarinë. Ne i mësuam pushtetarët, se mendimi ynë ka rëndësi dhe më tutje çdo qeveri dhe çdo pushtet do të marrë parasysh këtë.”

Çfarë të presim gjatë 2014-ës?

“Shpresoj ai të jetë më i qetë në pikëpamje politike, sepse viti i mëparshëm ishte një prej viteve më dinamike – përgjigjet politologu. – Ndërruam tri qeveri, që ndryshoheshin shumë njëra nga tjetra. S’ka dyshim, se ngjarja kyç gjatë vitit 2014 do të jenë zgjedhjet për Parlament evropian. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme si për pozitën ashtu dhe opozitën. Dhe nuk duhet të përjashtojmë pushtetarët të bien dakord për zgjedhje eventuale parlamentare para afatit gjatë vjeshtës qe të krijohet një konfiguracion më i favorshëm dhe ata të provojnë tezën e tyre se janë legjitimë për të qeverisur vendin. Nga ana tjetër për opozitën dhe veçanërisht për Partinë GERB zgjedhjet janë shumë të rëndësishme që të mund të fitojnë në to dhe lideri i kësaj partie Bojko Borisov të mund të lavdërohet prapë se ka mundur Partinë Socialiste dhe të mbetet si figura më e fortë politike. Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme dhe për lojtarët e rinj – Blloku i Reformatorëve dhe Partia e Nikolaj Barekovit, bërthama e së cilës është Lëvizja “Bullgaria pa censurë”. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të jetë vlerësimi nëse Blloku i Reformatorëve është një projekt i suksesshëm dhe nëse duhet të vazhdojë integrimi midis subjekteve të veçanta politike brenda tij dhe në se ka perspektiva të hyjë në Parlament. Për partinë e Barekovit zgjedhjet gjithashtu janë të rëndësishme, sepse suksesi eventual në to do ta prezantojë si një prej lojtarëve, të cilin më tutje duhet ta kenë parasysh subjektet e tjera.”

A mendoni se viti 2014 do të jetë më i qëndrueshëm në pikëpamje politike në krahasim me vitin e mëparshëm?

“Pas zgjedhjeve për Parlament Evropian që do të zhvillohen në muajin maj do të shihet çfarë do të jetë gjysma e dytë e vitit 2014 – është i mendimit Dimitër Ganev. – Sepse në qoftë se pushtetarët – Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri, kanë 9 deputetë në Parlamentin Evropian, ose nëse deputetët e tyre janë më shumë sesa euro-deputetët e Partisë GERB, Bllokut të Reformatorëve dhe partisë së Barekovit, kjo do legjitimonte pushtetin e tyre, do të dobësonte presionin dhe do t’u jepte arsye liderit të Partisë Socialiste, Sergej Stanishev dhe liderit të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, Lutvi Mestan të deklarojnë, se është normale të jenë në fuqi. Kjo pa dyshim do të ulte tendencat antiqeveritare ndër qytetarët që ekzistojnë tashmë disa muaj dhe të qetësojë disi situatën në vend. Por ka dhe një variant tjetër, sepse tani ne po hyjmë në dy muajit më të rëndë për pushtetin – janar dhe shkurt dhe kjo tablo sociologjike e çastit, në fund të marsit mund të jetë krejt e ndryshme. Kështu qe flasim vetëm për hipoteza.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri bullgar Atanas Zaprjanov (majtas) së bashku me homologun e tij shqiptar Pirro Vengu

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov u takua me homologun e tij Pirro Vengu në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot, 15 shtator, në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Atanas Zaprjanov, i cili bëri vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, i shoqëruar nga një delegacion i rangut të lartë. Këtë e raportoi në faqen e..

botuar më 25-09-15 6.12.MD
Godina e MPJ-së në Sofje

Bullgaria i bëri thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës dhe provokimet kundër BE-së

Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..

botuar më 25-09-15 4.23.MD
Edi Rama

Ngjarjet me adresë ballkanike

Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..

botuar më 25-09-12 7.20.MD