Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dirigjenti Juli Damjanov: “Teatri Kombëtar Muzikor është dashuria ime e madhe”

Në vitin 2013 Juli Damjanov herën e tretë u bë mbajtës i “Lirës së kristaltë”.
Foto: arkiv personal

Teatri Kombëtar Muzikor “Stefan Makedonski” është një nga institucionet kryesore kulturore në Bullgari. Më se 90 vjet, opereta kombëtare prezanton para publikut një repertor të pasur klasik dhe modern, kryevepra të muzikës bullgare dhe shembuj të thesarit botëror muzikor. Biografitë e qindra muzikantëve të dalluar bullgarë lidhen me këtë teatër të famshëm. Ndër ta është edhe dirigjenti dhe kompozitor Juli Damjanov

Që kur ishte 11 vjeçar ai nisi t’i bie pianos, ndërsa më vonë u bë nxënës i Shkollës Kombëtare Muzikore në Sofje. Aty u regjistrua edhe në klasën fakultative të dirigjimit të koreve te profesoresha Lilija Gjuleva. Nën udhëheqjen e saj Juli Damjanovi vazhdoi mësimet edhe në Akademinë Kombëtar Muzikore “Panço Vlladigerov”. Krahas kësaj frekuentonte orët e dirigjimit orkestral te profesori Konstantin Iliev. Gjatë kësaj periudhe Juli Damjanovi bëri hapat e parë si kompozitor. Për ato vite ai kujton: “Që kur isha student kompozova dy pjesa të mesës “Kirie” dhe “Glorija”. Më vonë e përfundova veprën, të cilën e titullova “Misa katolika bulgaria”. Ata ishin hapat e parë të mi në fushën e kompozimit.”

Menjëherë pas diplomimit Juli Damjanov nisi punë si dirigjent në Teatri Kombëtar Muzikor “Stefan Makedonski”. Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2010 ishte dirigjenti i tij kryesor. Krahas kësaj punonte edhe si dirigjent mysafir i operave të qyteteve Varnë, Burgas dhe Plovdiv. Më se një vit ishte edhe dirigjent i Orkestrës së Veglave Frymore të Sofjes.

Në vitin 2013 Juli Damjanov herën e tretë u bë mbajtës i “Lirës së kristaltë”. Kësaj radhe Lidhja e Muzikantëve Bullgarë e dekoroi krijuesin si dirigjenti më i mirë i vitit. Juli Damanjovi u dallua me këtë çmim për koncertin gala “Jisu Krisht super yll”, që u prezantua në kuadrin e Festivalit Vera e Varnës 2013. Gjithashtu gjatë vitit 2013 ishte edhe premiera e veprës më të re të kompozitorit Juli Damjanov – operës së fëmijëve “Cjapi i zemëruar”. Për krijimin e kësaj opere, kompozitori u frymëzua nga mbesa e tij.

“Kur njeriu ka fëmijë dhe pas kësaj edhe nipër, vazhdimisht tregon histori. Pasi në vazhdim të shumë viteve u lexova fëmijëve të mi përralla të ndryshme bullgare, në ndërgjegjen time filluan të formohen heronj dhe skena të veçanta muzikore. Vetakti shumë shpejtë u shndërrua në muzikë.”

Viti 2014 është jubilare për kompozitorin dhe dirigjent Juli Damjanov. Gjatë verës ai do të shënojë ditëlindjen e 55-të. Përsa iu përket planeve të tij më të afërta krijuese, ata kanë të bëjnë me premierën e muzikalit amerikan “Lejdi ime e bukur”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lili Ivanova në një nga koncertet e saj në vitin 2024

Ylli i muzikës pop bullgare Lili Ivanova do të këndojë para publikut të Plovdivit

Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..

botuar më 25-11-15 4.40.PD

Për Shën Cecilian – një koncert në kujtim të organistit virtuoz Janko Marinov

Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..

botuar më 25-11-14 2.00.MD
Janka Rupkina

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare – “Kalimanku Denku” – një perlë në krijimtarinë e këngëtares Janka Rupkina dhe kompozitorit Krasimir Kjurkçijski

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal

botuar më 25-11-14 6.05.PD