Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov vazhdon përpara në ranglistën botërore. Në Australi tenisti ynë arriti çerekfinalet, duke mundur Roberto Bautista-Agut nga Spanja me 6-3, 3-6, 6-2 sete. Në raundin tjetër Dimitrov do të ndeshet me liderin botëror Rafael Nedal nga Spanja.
Tenistja numër 1 e Bullgarisë Cvetana Pironkova u deklasifikua nga turneu në Australi. Bullgarja pësoi humbje nga kampionia e US Open Samantha Stosur. Pironkova shtoi edhe 70 pikë të tjera në ranglistën botërore.
Petja Nedellçeva arriti gjysmëfinalet e Turneut Ndërkombëtar të Badmintonit në Uppsala të Suedisë, duke fituar medaljen e bronztë. Bullgarja humbi nga e para në skemë Kirsty Gilmour nga Skocia me 16:21, 21:14, 10:21. Motrat Stefani dhe Gabriella Stoeva ia sollën Bullgarisë edhe një medalje tjetër të bronztë, pasi arritën gjysmëfinalet për çifte. Ato pësuan humbje nga L. Kruse-M. Roepke nga Danimarka me 15:21, 19:21.
Krasimir Anev përfundoi në vendin e shtatë në biatlonin 12.5 kilometra në qendrën e dimrit Antholc-Anterselva të Italisë, duke treguar se është gati për Lojërat Olimpike në Soçi. Bullgari përfundoi pa gabim në qitjet brenda 31 minutave e 38.7 sekondave. Vlladimir Iliev përfundoi në vendin e pesëmbëdhjetë, gjithashtu pa gabim në katër qitjet. Garën e fitoi Simon Shemp nga Gjermania me kohë 31 minuta e 20.6 sekonda, Jean-Guillaume Beatrix nga Franca u rendit në vendin e dytë, ndërsa i treti u bë Henrik L’Abee-Lund nga Norvegjia.
Bullgari Aleksandër Konstadinov fitoi medaljen e bronztë në turneun e mundjes klasike “Ivan Podbuni” në Tymen të Rusisë. Në kategorinë deri 59 kg stil të lirë ai pati 6 ndeshje. Në gjysmëfinalet bullgari pësoi humbje nga Ivan Kujljakov nga Rusia, i cili fitoi arin në këtë kategori.
Bullgari Kalojan Mahljanov-Kotooshu arriti fitoren në raundin e tetë të turneut të sumos në Tokio. Deri tani ai ka pesë fitore dhe tri humbje. Sportisti tjetër bullgar i sumos Daniell Ivanov-Aoiama është me tri fitore dhe pesë humbje. Të dy bullgarët u ndeshën në raundin e mëparshëm ku fitues u bë Kalojan Mahljanov- Kotooshu.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..