“Paris – një magji përrallore” mbledh në një ekspozitë piktoret e njohura MIlena Joniç dhe An djo Kolber-Hristoforov. Ekspozita e hap para pak kohe në Klubin e deputetit në Parlamentin bullgar me iniciativë të kryetares së Grupit për miqësi Bullgari- Francë Tatjana Buruxhieva. Prezantimi i përbashkët është shprehje e miqësisë shumëvjeçare që lidh dy zonjat në Paris.
Bashkëshorte e deputetit dhe nuse e liderit të Bashkimit popullor agrar bullgar Gerogi Trajkov( 1947-1975), Milena Joiç ndihet e lidhur me Kuvendin popullor. “Për mua ai është Sofja” vë në dukje ajo. Para se të transferohet për banim në Paris ajo një kohë të caktuar punon si skenografe për Operën e Sofjes dhe për shumicën e teatrove të Sofjes, por njohje më të madhe për talentin e vet merr në Paris. Veprat e saj ekspozohen në Luvër dhe në bashkinë e Parisit, ekspozohet në kullën e Ajfelit, janë në shumë koleksione private. Edhe pse jeton dhe krijon në Francë më shumë se 20 vite, piktorja frymëzohet nga trashëgimia e Bullgarisë. Sepse vendi ynë , thotë ajo, është me të kaluarën e pasur, ndërsa bullgarët kanë fantazi të pasur. Prandaj e konsideron të natyrshme që të përdorë simbolet shpirtërore bullgare në tablotë e veta:
“Për mua me rëndësi është që të jem e krishtere. Kjo është gjëja që na transferon përmes kohës. Kësaj dhurate nuk duhet t’ia kthejmë shpinën. Besimi më ngre, pasuron botën time të brendshme dhe unë në të vërtetë jam lidhur me të.” Për An ajo thotë:” Nuk ka njëri si kjo . Një grua e mrekullueshme – artiste. Me të u njohëm dhe u miqësuam shumë.”
Vet An djo Kolber, pasardhëse e kontit djo Kolber, monumenti i të cilit ngrohet para Parlamentit Francez, flet për takimin e saj me Milena si diçka që ndodhet pavarësisht nga kufijtë, barriera gjuhësore dhe shkrimit:
“Mund të thuhet se ky është një dialog midis Milenës dhe mua. Veprat e saj i flasin shpirtit. Tabllot e saj bëjnë sugjestione për kërkimin e bukurisë dhe të cilësisë. Mënyra e punës së saj është precize dhe është shprehje e botës së saj të brendshme. Tek unë është e kundërta- tablotë e mija janë drejtuar te bota e jashtme. Këto janë shtëpi nga mbarë bota. Këto janë shtëpitë e botës në të gjitha ngjyrat e bardhë e, zezë, e verdhë m jeshile – ngjyrat e botës. Prandaj kjo ekspozitë edhe me mrekullueshme në të ka vetëm dialog. Unë jam si një kërmill me shtëpizën mbi shpinë. I vendos në shpinë tablotë dhe udhëtoj nëpër botë.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..