Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian është me rëndësi evropiane dhe njëkohësisht kombëtare për Bullgarinë. Nga ato varet stafi i Komisionit Evropian, raportet në Parlamentin Evropian, kurse Partia e Socialistëve Evropianë po pret orën e shpagimit nga paria aktualisht në pushtet, pra nga Partia Popullore Evropiane. Zgjedhjet e vijueshme do të jenë testim për ligjshmërinë e qeverisë. Në qoftë se dy partitë në pushtet në Bullgari – Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kanë më shumë deputetë në Parlamentin Evropian, kjo do të jetë shenjë për mbështetjen e kabinetit “Oresharski”. Ndryshe – opozita parlamentare dhe ajo jashtë parlamentit do ta shtrojnë çështjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në vitet pas trancizionit demokratik gjatë zgjedhjeve monopoli i Partisë Socialiste Bullgare dhe të partnerëve të saj në aleat kurrë nuk ka qenë vënë në dyshim, në krahasim me të djathtën politike. Ka dy javë që situata ndryshoi. Çfarë ndodhi? Gjatë 2010-ës duke qenë president Georgi Përvanov, ai startoi projektin e tij – Alternativën e Rilindjes Bullgare (bllg. ABV), i cili projekt zemëroi Partinë Socialiste Bullgare. Një vit më vonë projekti u stopua. Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar tashmë ish-presidenti Përvanov e rifilloi ABV-në në formën e një rrjeti diskutimesh, duke e vënë në dyshim udhëheqjen e Sergej Stanishevit të Partisë Socialiste Bullgare. Kundërshtimi midis ish-liderit dhe liderit aktual të partisë më të madhe në të majtën arriti kulmin, kur u bë e qartë se projekti ABV do të paraqitet me një listë me vete në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
“Ky është projekti personal i Georgi Përvanovit për pjesëmarrjen e tij në politikë pas përfundimit të mandatit të tij të dytë presidencial, shpjegoi politologu dr. Valeri Zhabljanov, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare dhe deputet i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Bullgarinë. ABV-ja nuk ka asnjë orientim ideologjik dhe për këtë shkak ky projekt nuk i takon së majtës. ABV-ja është një konstruksion tjetër politik, i ndryshëm se Partia Socialiste Bullgare dhe nuk pretendon për zhvillim ideologjik të partisë. Georgi Përvanov nuk e sheh ABV-në si një parti alternative e Partisë Socialiste Bullgare. Përveç kësaj ish-presidenti pohon se nuk ka ndërmend të largohet nga Partia Socialiste Bullgare. Më mirë do të ishte ABV-ja të bëhet një parti me pretendime serioze në hapësirën e majtë politike. Aktualisht përveç ambicies për një listë tjetër në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ABV-ja nuk ka deklaruar ndonjë gjë më shumë.”
Deri tash e vetmja gjë e sigurt e projektit të ristartuar është udhëheqësi i listës së dytë. Ky është deputeti bullgar Ivajllo Kallfin, i cili dha dorëheqje si udhëheqësi i grupit të deputetëve bullgarë të së majtës në Parlamentin Evropian.
“Ne po krijojmë një parti të re dhe nëpërmjet saj duam të ndryshojmë gjërat në Bullgari, tha Ivajllo Kallfin. – Ka probleme me rëndësi të madhe të cilat nuk po zgjidhen. Ndër to janë demografia, shkatërrimi i sistemit si shëndetësor, ashtu dhe social, pasiguria në sistemin e pensioneve e kështu me radhë. Këto çështje duhet të zgjidhen dhe zgjidhja nuk do të bëhet po të kundërshtohen forcat politike. Ne duhet ta ndihmojmë shtetin që të dalë nga situata e pa transparencës në të cilën situatë u gjet para disa vitesh. Duhet të zgjidhet situata ku nuk është e qartë kujt i takon përgjegjësia, ku humbet besimi në institucione.”
E gjitha kjo shkaktoi lëkundjet e para serioze në të majtën. Lideri i Partisë Socialiste Bullgare, Sergej Stanishev tha se projekti i ish-presidentit shkaktuan mospajtim në masë mes anëtarëve të partisë. Përveç kësaj Sergej Stanishev u tregua i pakënaqur me përfshirjen e Ivajllo Kallfinit në ABV.
“Transferimi i Kallfinit në ABV është kundër Partisë Socialiste Bullgare, deklaroi Sergej Stanishev. – Në fakt, është në shërbim të oponentit tonë kryesor GERB, minon themelet e qeverisë dhe në fund të fundit tregon një skizofreni politike.”
Nga Partia Socialiste Bullgare ia dhanë ABV-së afat deri më 27 janar që të heqë listën për zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Georgi Përvanov e hodhi poshtë ultimatumin. Si duket, sjellja e ish-presidentit do të diskutohet në kongresin e socialistëve. Nuk pritet të largohet Përvanovi nga partia, të paktën deri sa të zhvillohen zgjedhjet.
Të dy liderët, si Sergjej Stanishev, ashtu dhe Gerogi Përvanov pohonin se oponenti i tyre kryesor është ish-partia në pushet GERB. Mirëpo, sikur bullgarët nuk e besojnë atë. Lideri i GERB-it, Bojko Borisov ia dërgoi Stanishevit një letër, ku shkrihet se ai nuk do të bëjë aleat me partitë e së majtës. Po ashtu Bojko Borisov hedh poshtë pohimet se ka skenar për ndarjen e Partisë Socialiste Bullgare nëpërmjet bashkëpunimit me ABV-në.
Përgatiti në shqip: Anna KapitanovaBullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..