Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po ju prezantojmë këngëtaren e re popullore Veselеna Radeva

“Me muzikë merren nga femëria. Nuk kam filluar drejt për së drejti me muzikën popullore në fillim i bija pianos, por jam rritur në një familje që e do muzikën popullore. Babai im ishte drejtues i një orkestre dhe i binte fizarmonikës. Fillova mësime të këndimit. Bëra incizime në Radion kombëtare bullgare si soliste të orkestrës së radios merrja pjesë në koncerte me ta.“ Veselеna Radeva është pjesëmarrëse e rregullt në tubime dhe festivale folklorike. Dy vite me radhë është fituese e konkursit të radios kombëtare bullgare. Ka medalje të artë dhe të argjendtë nga Konkursi kombëtar i fëmijëve dhe të rinjve për krijimtari muzikore dhe të vallëzimit.

Veselеna këndon me dashuri këngë popullore, por në jetën është orientuar te profesioni tjetër. Gjatë vitit 2013 mbaroi programin master për shkenca politike në Universitetin qendror evropian në Budapest. Unë arrij që t’i gërshetojë të dy gjërat. Për mua është me rëndësi që kënga të arrijë te dëgjuesit e saj. Çdo këngë tregon një histori dhe kënga duhet të jetë origjinale kështu që ndikon mbi dëgjuesin. Kuptohet se nuk jam kundër modernizimit të folklorit, por atëherë flasim për krijimtari personale.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova


Më shumë nga rubrika

Pas dy albumeve solo Petko Sllavov prezantoi këngën e tij më të re

Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag” , “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e..

botuar më 25-01-28 6.40.PD
Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD