Komisioni evropian shpalli raportin e ri për përparimin e Bullgarisë në kuadrin e Mekanizmit për bashkëpunim dhe kontroll në fushën “Drejtësi dhe rend të brendshëm”. Raporti përfshin 18 muajt e fundit të qeverisjes së tre qeverive. Zëvendës kryeministri dhe ministër i drejtësisë Zinaida Zlatanova e cilësoi raportin si objektiv, i saktë dhe profesional. Dhe theksoi se raporti i fundit i Komisionit evropian nuk është vlerësim për cilën do qoftë qeveri bullgare, duke iu referuar zëdhënësit të Komisionit evropian Mark Grej.
Në përgjigje të pyetjes së Radio Bullgarisë për këtë çfarë pjesë prej përgjegjësisë për përparimin “e vogël” të vendit i detyrohet qeverisë së tanishme zëvendës kryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetlin Jovçev komenton:
“Unë mendoj se nuk do të jetë i drejt qëndrim, në se ne tani përpiqemi të kuptojmë konstatimet e Komisionit evropian duke filluar të luftojmë për çdo fjalë dhe çdo termë. Dhe të themi” Ja ne këtu kemi më shumë kontribut se sa ata që ishin para nesh”. Për mua një qëndrim i tillë është i gabuar. Për sa u përket problemeve, të cituara në raport, duhet të bashkohen përpjekjet e tërë shoqërisë. Pa pasur rendësi përkatësinë politike të gjithë Institucionet duhet të punojmë për kapërcimin e këtyre problemeve. Mendoj se ky është qëndrimi i drejt. Ne në të vërtetë do të punojnë që shpjet të kemi një plan veprimi me afate konkrete dhe masa për sa i përket sigurimit të burimeve të nevojshme dhe për këtë e kujt është përgjegjësia për çdo një prej masave. Dhe jam i mendimit se si rezultat i zbatimit të këtij plani do të kemi përparim të dukshëm.
Për Radio Bullgarinë zëvendës kryeministri shënon se Këshilli i drejtësisë dhe punëve të brendshme të Bashkimit evropian më 23 dhe 24 janar të vitit 2014 në Athinë nuk ka lidhje direkte me vlerësimin në raportin e Komisionit evropian për përparimin e vendit sipas Mekanizmit për bashkëpunim dhe kontroll të Komisionit evropian. Çfarë presim si dobi për Bullgarinë? Ja edhe përgjigjen e Cvetlin Jovçevit në vigjiljen e Këshillit:
“Unë nuk pres që të ndodhë diçka, e cila në mënyrë dramatike ta ndikojë për Bullgarinë. Në Këshillin ne do të informojmë partnerët tanë për përparimin që kemi arritur për sa i përket menaxhimit të krizës që lidhet me rrezikun e rritur të migracionit. Dhe më tepër me mënyrën në të cilën ne arrijmë të menaxhojmë proceset që lidhen me refugjatët në territorin tonë. Natyrisht kemi akoma për të bërë shumë. Por kemi edhe mjaft që kemi arritur si rezultat deri tani. Kjo vlerësohet nga partnerët tanë.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me..