Tema më e diskutuar në shtypin e sotëm në Bullgari është okupimi për herë të dytë i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”, megjithëse aktualisht okupimi u ndërprit.
Gazeta “Trud” njofton se, Universitetin e okupuan 20 të rinjtë dhe se asnjë institucion nuk mori përsipër ndërprerjen e protestës së tyre. Mbyllja për herë të dytë e Rektoratit nuk u përkrah nga “Studentët që zgjohen herët”, pra zëri i protestës së parë. Rektori prof. Ivan Illçev kishte ndërmend t’ia referojë çështjen Prokurorisë për shkak të dështimin eventual të sezonit të provimeve, të aplikimit të projekteve dhe pagimit të bursave. Bile okupatorët përjashtuan rojën e Universitetit.
E përditshmja “Sega” thekson faktin se për herë të parë në ndodhinë në Universitetin e Sofjes përzihen drejtpërsëdrejti politikanët. Para dyerve të Universitetit erdhën lideri i “Demokratëve për Bullgarinë e Fortë”, Radan Kënev, Najden Zelenogorski nga Lëvizja “Bullgaria e Qytetarëve” dhe kryetari i Bashkimit të Forcave Demokratike, Boris Lukarski. Radan Kënev tha se ka ardhur në universitet për të mbrojtur autonominë e tij. Bojko Borisov, lider i GERB-it, hodhi këtë mesazh në Facebook: “Nuk jam i bindur se okupimi i Universitetit do të çojë në rrëzimin e kësaj qeverie. Edhe pse në territorin e Universitetit nuk bëhet politikë u referohem studentëve që të paraqesin përfaqësues të tyre. Bashkë me kolegët e mi i presim të na vijnë në selinë e GERB-it ku t’i diskutojmë kërkesat e tyre politike”. Lideri i nacionalistëve “Ataka”, Volen Siderov gjeti rast për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Cvetlin Jovçev për shkak të mosveprimit të policisë.
Gazeta “Trud” komenton dy skenarët e mundshëm për të majtën politike në Bullgari. Parashikimet e fundit të sociologëve tregojnë se lëvizja e re e majtë “ABV” (Alternativa për Rilindjen e Bullgarisë) e ish-presidentit Georgi Përvanov “do të vjedhë” votat e Partisë Socialiste Bullgare. Po të zhvillohen zgjedhjet tani GERB do të jetë forca e parë politike, kurse Partia Socialiste Bullgare – e dyta. Më 25 maj në mbrëmje Bojko Borisov do të dilte para publikut dhe do të kërkonte zgjedhje të parakohshme. Atëherë bërthama e së majtës do të shkatërrohet. Çarja jo vetëm në mes të Përvanovit dhe liderit të socialistëve Stanishev, por dhe në mes të Përvanovit dhe të gjithë Partisë Socialiste Bullgare do të jetë përfundimtare. Sipas skenarit të dytë bërthama e Partisë Socialiste Bullgare mund të preket minimalisht. Kjo do të ndodhë, po të mos realizonte mandat “ABV”-ja dhe po të përfitonte Partia Socialiste Bullgare nga kundërshtimi Përvanov-Stanishev. Në këtë situatë dy liderët mund t’i shtrëngojnë duart e tyre. Në fakt këtë e do përkrahësi mesatar i së majtës.
Shteti tërhoqi edhe 200 mln euro të tjera nga investitorët vendas nëpërmjet ankandit të letrave me vlerë, informon gazeta “Kapital Daily”. Kështu huaja nga fillimi i vitit arriti 450 mln euro. Subvencionet bujqësore, të premtuara nga ministri i bujqësisë Dimitër Grekov, do të paguhen përpara dhe më pas këto para do të kompensohen nga Komisioni Evropian.
Në një intervistë për gazetën “24 orë” drejtori i Qendrës së Parandalimit dhe Kundërveprimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Bojko Velikov deklaroi: “Kemi përcaktuar 5 zona të korrupsionit me rrezik serioz financiar”. Në këto zona përfshihen programet evropiane, skemat e shlyerjes së detyrimeve dhe të pagesave shtesë në fushën e bujqësisë, farmaceutikës, privatizimit, kontrollit pas privatizimit, si dhe në eksploatimin dhe disponimin e burimeve nëntokësore. Qendra e Parandalimit dhe Kundërveprimit të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur dy departamente të reja: për identifikimin e zonave të rrezikut dhe për monitorimin e legjislacionit në fuqi dhe të propozimeve për ndryshime në ligjet aktuale.
E partishmja “Standard” njofton se një rom nga Bullgaria ka fituar “jackpot”-in e madh në Greqi. Popullsia e fshatit Krivo selo është e mendimit se bëhet për bashkëbanorin e tyre Selim, i cili para pak kohësh është kthyer nga Greqia dhe para shtëpisë së tij rri rojë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Prioritetet kryesore të Presidencës polake të Këshillit të BE-së do të jenë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, mbrojtja e njerëzve dhe kufijve, rezistenca ndaj ndërhyrjeve dhe dezinformatave të huaja, garantimi i sigurisë dhe lirisë për biznesin,..
Presidenti Rumen Radev ka zhvilluar një takim me menaxhmentin e United Group, në të cilin janë diskutuar perspektivat për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave dhe investimevе në fushën e sigurisë kibernetike. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e..
Bullgaria është ndër pjesëmarrësit kryesorë të FITUR 2025 – një nga ekspozitat më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit, e cila zhvillohet në Madrid, Spanjë, nga 22 deri më 26 janar 2025. Veprimtaria mbledhë së bashku përfaqësues..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të..
Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do..