Zhvillimet në Ukrainë vazhdojnë të jenë të tensionuara dhe kontradiktore. Partia e regjioneve në pushtet dhe opozita akoma nuk janë në gjendje të arrijnë marrëveshje për rrugëdaljen nga kriza politike. Parlamenti miratoi një projektligj për amnisti të pjesëmarrësve në protestat, të cilat hetohen ose tashmë u bënë objekt i sanksioneve. Amnistia do të hyjë në fuqi, në se protestuesit do të dalin nga godinat administrative të okupuara prej tyre. Opozita shpall, se do të vazhdojë të protestojë, sepse konsideron, se me këtë amnisti pushtetarët dëshirojnë që t’i transferojnë asaj përgjegjësinë për zhvillimet në vend. Me një shqetësim të madh Sofja ndjek ngjarjet në Ukrainë, gjë për të cilën ka arsye serioze.
Ukraina është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë. Ajo zë vendin e 14-të në shkëmbimin e përgjithshëm tregtar, duke formuar 1.2 për qind nga eksporti dhe 2.5 për qind nga importi i Bullgarisë.
Në Ukrainë ka një bashkësi të madhe etnike bullgare, e cila numëron përafërsisht 225 mijë veta. Krahas kësaj në sajë të lidhjeve intensive dypalëshe, aty banojnë edhe shumë shtetas bullgarë. Veç kësaj, Ukraina është një vend, të cilit Bullgaria i jep një rëndësi të madhe për shkak të prioriteteve të politikës së jashtme. Ajo është objekt i të ashtuquajturit Partneritet Lindor – politikës së BE-së për bashkëpunim me ish republikat sovjetike. Ukraina është vend anëtar i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, kryetare e së cilës të rotacionit aktualisht është Bullgaria. Zhvillimet në Ukrainë nuk ndihmojnë realizimin e qëllimeve, të cilat Bullgaria ka për forcimin e politikës së Partneritetit Lindor dhe për zgjerimin e bashkëpunimit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi me forma të tjera të bashkëpunimit rajonal.
Duke iu mbështetur këtyre rrethanave dhe në kontekstin e situatës konkrete në Ukrainë, Bullgaria shpalli pozitën e vet.
Në radhë të parë, sipas Sofjes vet ukrainasit, pa ndërhyrje nga jashtë, duhet të zgjidhin krizën politike në vend. Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme disa herë bëri thirrje, që autoritetet ukrainase të respektojnë të drejtat kryesore të shtetasve, ndërsa forcat e opozitës të jenë të përmbajtura dhe të matura në protestat e tyre. Ministri i jashtëm Kristian Vigenin deklaroi, se nëse palët janë në gjendje të përmbajnë veten, atëherë në Ukrainë do të evitohen ngjarjet, që mund të destabilizojnë jo vetëm vendin, por edhe mbarë rajonin.
Në lidhje me refuzimin e Kijevit të nënshkruajë marrëveshjen për asocijimin e Ukrainës me BE-në, akt ky i cili provokoi ngjarjet dramatike, Bullgaria është e mendimit, se bashkimi duhet të vazhdojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Krahas kësaj BE-ja duhet të synojë të arrijë me Ukrainën edhe marrëveshje për zonë të tregtisë së lirë.
Pozitat e Sofjes janë si ato të BE-së. Vet ministri i jashtëm tha, se “qëndrimi ynë përputhet me të gjitha përfundimet zyrtare të BE-së.”
Në përgjithësi reagimet e qeverisë bullgare ndaj ngjarjeve në Ukrainë mund të cilësohen si të përmbajtura.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare nuk ka të drejtë të shprehet e vetme për një referendum kombëtar. Kjo u bë e qartë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese..
Në Shkup po dëgjoj gjithnjë e më shumë shqetësime se marrëdhëniet me Bullgarinë po përdoren si një justifikim i përshtatshëm për mungesën e vullnetit ose..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat..